Ja kur do të varroset i riu që vdiq sot në aksident

Lajme

Ja kur do të varroset i riu që vdiq sot në aksident

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 18:27
Mifail Thaqi

Nesër nga ora 15:00 bëhet varrimi i Mifail Thaqit.

Ai humbi jetën tragjikisht në një aksident në rrugën Arllat-Malishevë, mëngjesin e ditës së sotme.

Varrimi bëhet në varrezat e lagjes Thaqi, tek vendi i quajtur Rudina.

Rastin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë  persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat