Gazetarja e televizionit N1 në Graçanicë me pantallona ushtarake e flamur të Serbisë

Lajme

Gazetarja e televizionit N1 në Graçanicë me pantallona ushtarake e flamur të Serbisë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 11:49
Zaklina Tatalovic

Kolumnisti dhe analisti nga Mali i Zi, Ljubomir Filipovic, ka reaguar ndaj një interviste që televizioni N1 nga Beogradi ka realizuar para pak ditësh në Graçanicë.

Filipovic ka vënë re se gazetarja e N1, Zaklina Tatalovic ka pasur të veshura pantallona ushtarake të cilat kanë pasur të ngjitur edhe flamurin e Serbisë.

Ai ka pyetur se cili është mesazhi që teleivizoni N1 dërgon me atë veshje të gazetares Tatalovic në një vend ku ushtria serbe ka kryer krime.

“Cili është mesazhi që televizioni N1 si degë e CNN në Serbi dërgon nga Kosova në ditën e pavarësisë? Zaklina Tatalovic është veshur me veshje ushtarake që kanë stemën e flamurit serb në një vend ku ushtria serbe kreu krime lufte”, ka shkruar Filipovic.

Në videon e intervistës që e ka publikuar edhe vetë gazetarja Tatalovic më 16 shkurt shihet se si operatori në një moment të bisedës e fokuson flamurin e Serbisë të ngjitur në pantollonat ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat