Tragjike: Ky është 22-vjeçari që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan

Lajme

Tragjike: Ky është 22-vjeçari që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan

Më: 13 mars 2023 Në ora: 23:55
Valmir Hasani 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjilan. Një djalë i moshës 22 vjeçare ka vdekur në shtëpinë e tij.

Media merr vesh se viktima është Valmir Hasani nga Gjilani.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:15 nga ekipi emergjent mjekësor ka pranuar informatë se në rrugën ,,Esat Berisha’’ në Gjilan në një shtëpi nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi i moshës 21 vjeçar (mashkull kosovar shqiptar) është pa shenja jete”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ndërsa, mediat lokale kanë publikuar edhe fotografi të të ndjerit dukë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër.

Sipas familjarëve, i riu ka pësuar sulm kardiak (infarkt). Por, kjo nuk është konfirmuar ende.

“Varrimi i të ndjerit bëhet nesër e martë, me 14.03.2023, në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

Image
Valmir Hasani 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat