Psikologia që ishte suspenduar nga shkolla për shkak të mbulesës, thotë se e dëshmoi vetën në aspektin e dijes

Lajme

Psikologia që ishte suspenduar nga shkolla për shkak të mbulesës, thotë se e dëshmoi vetën në aspektin e dijes

Më: 13 maj 2024 Në ora: 13:52
Psikologia Adlie Morina

Psikologia Adlie Morina, e cila edhe vetë është e mbuluar me shami, thotë se zbatimi i këtij rregulli fetar nuk i ndalon vajzat që të korrin suksese gjatë studimeve dhe më tej.

“Pasi është sulmuar një vajzë me shami në Kosovë, shikoni statistikat në përgjithësi, në studime, në shkolla fillore, shkolla të mesme, këto që bartin mbulesa a janë të cilat që tregojnë sukses shumë të dobët apo sukses jashtëzakonisht të shkëlqyeshëm”, u shpreh ajo.

Morina, tha se nga urdhrat e parë në fenë Islame është që njeriu të marrë dije.

“Derisa një femër merr dije, për të cilin e ka urdhrin e parë sipas besimit të saj, ajo do të jetë një çelës suksesi”, deklaroi tutje psikologia në Kosova Today.

Ajo tha se dikur ishte suspenduar nga shkolla për shkak të mbulesës, por se më vonë kur ishte kthyer e kishte dëshmuar vetën në aspektin e përfitimit të dijes, dhe se shamia nuk e la mbrapa asgjë.

“Po e ndaj një përvojë personale, dhe unë isha 13 vjeçe kur e vendosa mbulesën, isha në shkollën e mesme në vitin e parë, dhe u suspendova nga shkolla por fatmirësisht që pranuan të kthehem unë në shkollë. Dhe sot gëzoj fatin, absolutisht asgjë nuk u ndala nga dija, asgjë mbulesa sot nuk më la mbrapa”, u shpreh Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat