Miliarderi norvegjez: Refugjatët mund të flejnë 5000 natë gratis - Bota Sot
Miliarderi norvegjez: Refugjatët mund të flejnë 5000 natë gratis

Lajme

Miliarderi norvegjez: Refugjatët mund të flejnë 5000 natë gratis

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 19:40

Miliarderi norvegjez, Petter Stordalen, që disponon një rrjet të hoteleve me famë botërore, u ka premtuar refugjatëve 5000 natë gratis. Kjo vlen për ata të cilët nuk gjejnë vende të lira në kampet e azilkërkuesve.

“I njoftoj refugjatët, se ata do lejohen të rrijnë deri në 5000 natë,” shkruantë miliarderi në Twitter. Ai me tej shkruan, “drama e refugjatëve sirianë, na ka prekur të gjithëve pa përjashtim.”

Gjatë gushtit, Norvegjia pranoi 2313 refugjatë, ndërsa deri në fund të vitit, ajo mund të pranoj edhe 16.000 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...