John Kerry, lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare - Bota Sot
John Kerry, lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare

Lajme

John Kerry, lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare

Nga: Beqir SINA, New York Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 19:53


VIRGINIA : Ahmet Zogu mbreti i shqiptareve eshte i vetmi mbret ne bote qe eshte betuar mbi Kuran dhe Bibel. Ai eshte mbreti qe ne historine e mbreterve ka nje histori te larmishme dhe shume interesante. 
 



Jeta e tij u nda mes Shqiperise dhe emigrimit te tij ne disa vende te Europes........ së bashku me Mbretëreshën Geralidinën me prejardhje nga nje familje e famshme fisnike e Hungarise, me lidhje gjaku me familjen Appony në Vriginia të SHBA.



Mbreti i shqiptareve Zogu, që mbretëroi afro dy dekada në Shqipëri, me pushtin e vendit nga okupimi fashist italian u detyrua të largohet në mërgim. Perkohesisht, ai dhe Mbretëresha Geralidinë me fëminë e poraslindur qendroje ne Egjypt, si mik i mbretit me origjine shqiptare te Mbretit Farruk.

Me pase ai dhe familja e tij ndrroje disa vende. Familja mbreterore shqiptare jetoje disa kohe ne Angli si ne "The Ritz" ne Londer. Ne vitin 1941 u vendose ne Sunninghill, Berkshire, pastaj ne Parmoor House, Parmoor, afer Frieth, ne Buckinghamshire Ai dhe familja e tij ishin mysafire te evenimenteve aristokratike ne Claridge's ne Brook Street - Mayfair. 
 



Nje teme interesante shkruan nje studiues anglez jane gjashte vitet e tij ne Angli, ato jane anashkaluar deri me tani, thjesht duke e permendur si fakt, pa hyre ne detaje. Mire po kjo ndoshta nuk ka per te zgjatur shume!. Mbasi ka njerez , studiues "underground" te pasionuar mbas historive te mbreterve qe kerkojne te nxjerin ne shesh gjera te reja.
 

 Njeri prej tyre eshte dhe ky njeri qe kerkon te na sjell te reja mbi mbretin tone, Mbretin e shqiptareve Ahmet Zogun dhe familjen e tij. Ai eshte nje anglez i pasionuar pas historise se shqiptareve, dhe i dhene shume pas mbreterise.

Ai quhet sipas nje shkrimi me te fundit nga Londra, Neil Rees, qe ka ndermarre nje mision "zbulimi" mbi jeten e mbretit Zog ne Angli. "Se shpejti, pas ketij studimi ndoshta ithtaret moderne te Mbretit dhe kundershtaret e tij, do te kene shume me teper "municione" per te ndezur debate te vjetra", ka thene Neil Rees. 
 
 "Une kam "rremuar" te gjitha dokumentet arkivore, dosjet sekrete te sherbimeve informative, por te gjitha keto do te jene ne plan te dyte. Ajo qe me intereson me shume jane vete deshmitaret; ata qe jetuan ne ate kohe dhe qe qene prane Mbretit. Per fatin tim disa prej tyre jane ende gjalle dhe perbejne nje thesar qe duhet te shfrytezohet tani. Koha nuk pret", - thote Neil Rees.

Ne dhomen e tij te pritjes, ai tashme ka varur nje flamur kuq e zi, dhurate nga studiuesi shqiptar me banim ne Angli, Bejtullah Destani. Ne zonen e Buckinghamshire, ku ai jeton, nje "ushtri" e vogel jane mobilizuar per ta ndihmuar ne projektin e tij per te hedhur ne liber ate pjese te historise se Ahmet Zogut ne Angli. 
 
 


Te gjithe ata studiues qe jane marre me biografite dhe historite e mbreterve vazhdimisht shtruan pyetjen se :" A nuk ishte nje lajm intersant , edhe ky agjensise zyrtare dhe prestigjoze te lajmeve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Asociatted Press (AP) se ish kandidati per president, dhe Sekretari i Shtetit John Kerry (Xhon Kerri), eshte me gjak mbreteror shqiptar, bazuar në librin e pemës gjinokologji të familjes amerikane http://www.genealogical.com/newsletters/genealogy_pointers_8-24-10.pdf
 

 ;

Ky fakt se Ish kandidati demokrat per President te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, sot Sekretari i Shtetit John Kerry, ka nje linje trashegimie qe rrjedh permes gjakut te nenes, mes te tjerave dhe nga familja Mbreterore Shqiptare. Lajmi eshte publikuar disa vite me pare nga Asociatted Press, agjensia zyrtare amerikane e lajmeve, e cila fliste per nje lidhje gjeanologjike, nepermjet Nenes Mbretereshe Geraldine, me prejardhje nga nje familje e famshme fisnike e Hungarise. 
 
 Sipas atij lajmi thuhej se " John Kerry, ka gjak blu(RD600), e rrjedhur veç te tjerash edhe nga familja mbreterore e Shqiperise." Lajmi interesant per shqiptaret, eshte publikuar nga agjensia zyrtare e lajmeve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Asociatted Press (AP) duke iu rferuara librit te geneoligjise Amerikane(300 MAJOR HISTORICAL FIGURES Who Appear in RD 600 (2006 Edition)Genealogy Pointers 8-24-10.pdf - Genealogical.com, www.genealogical.com/newsletters/genealogy_pointers_8-24-10.pdf? - Aug 24, 2010 - politicos to be found in RD600 include Howard Dean, John Kerry, Ted Kennedy Geraldine, Countess Apponyi de Nagy-Appony, Queen of the Albania).
 



Lajmi, i eshte referuar studimit disa mujor te, te mirenjohurit ne fushen e geanalogjise, Harold Brooks- Baker, Drejtori i Burke's Peerage, nje lloj bible per aristokracine britanike. I cili thote se :"Keshtu qe pas zellit tone te njohur, per te gjetur lidhjen e figurave me te shquara te te gjitha fushave ne bote, me Shqiperine dhe shqiptaret, kete radhe duket se lajmi ka vlere zyrtare: John Kerry( Xhon Kerri), njeriu qe pretendonte qe pas kandidimit te 2004, te drejtonte SHBA, dhe aktualisht Sekretari i Shtetit, duket se ka ne dejet e tij, edhe gjak shqiptar, te trasheguar nga nena. Gjak mbreteror madje." thote Harold Brooks- Baker 
 
 Sipas AP, "John Kerry ka gjak blu dhe ate e ka te trasheguar nga te gjithe Familjet Mbreterore te Europes. Madje, kete lidhje e ka edhe me te madhe se lidhja e sih Presidentit George H. Bush". Lajmi eshte bere i njohur ne media, duke i'u referuar Burke's Peerage. I njejti burim, qe eshte i famshem per kerkimet ne fushen e gjenealogjise, ka thene se edhe ish kandidati republikan per ne Shtepine e Bardhe, Howard Dean ka nje linje trashegimie, qe rrjedh permes gjakut te se jemes nga Shtepite Mbreterore te Shqiperise, Anglise, Suedise, Norvegjise, Danimarkes, Rusise, Bizantit, Persise (Iranit) dhe Frances. 
 
Ndoshta nga ky fakt edhe vdekja e Nenes Mbretereshe Geraldina Appony, vetem ne SHBA, pati faqe te tera gazetash, e informacionesh te te gjitha formave.

Kështu që për Shqipërinë dhe shqiptarët John Kerry, i cili neser do të vizitojë Tiranën nuk është vetëm njeriu i dytë më i pushtetshëm në SHBA dhe në Botë. Nuk është vetëm kryediplomati i diplomuar në Yale, në një prej universiteteve më të mira në botë.

Nuk është vetëm ushtaraku me graden toger që mori pjesë në luftën e Vietnamit por që e kundërshtoi atë lufte dhe nuk është vetëm kandidati demokrat për president që në vitin 2004 humbi garën përballë republikanit George W. Bush.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i cili pritet që nesër të mbërrijë në Tiranë ka lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare. Në jetëshkrimin e gjatë të shkruar prej tij në vitin 2004 ai shkruante se kishte lidhje gjaku nga nëna e tij me mbretëreshën e Shqipërisë Geraldina Apony.

Bashkëshortja e Ahmet Zogut ishte hungareze nga babai, por e ëma e saj Gledis Virginia Steuart ishte amerikane. Kjo familje është e njohur në SHBA për lidhje me politikën. Vëllai I nënës së Geraldina Apony ishte konsull I SHBA në Hollandë.

Ndërsa njihen edhe lidhjet e gjakut të kësaj familje me presidentin e 37-të Richard Nixon. Ndërkohë familja Steuart ka lidhje gjaku edhe me sekretarin aktual të Shtetit John Kerry.

Gjatë fushatës së vitit 2004 Kerri e përmendi disa herë këtë fakt dhe në biografinë e tij të gjatë janë dhënë detaje të kësaj lidhje. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2004 gazetat në SHBA dhe në Shqipëri e kanë përmendur këtë fakt disa herë.
 


Ne disa raste dukej se ato mburreshin, se ajo kishte gjak te lidhur me kombin amerikan. Keshtu dukej edhe tek gazeta New York Times, e cila me ate titull te madh hapte dhe faqen "metropol" ne gazete. Thuajse te gjitha mjetet informative amerikane dhe ato nga me presitigjozet ne bote, i kushtuan shkrime te tera "Cinderelles Shqiptare", Nanes Mbretereshe Geralidina de Appony. 
 



Çfare nuk shkruan ato!?!. Me fjalet me te bukura e kane pershkruar ato jeten e kesaj gruaje: te zgjuar, te bukur, bujare e fisnike. Geraldina e Shqiperise, siç u pelqen atyre t'a therasin ate, qe si gruaja e Mbretit Zog, e cila per nje vit ishte dhe e para zonje Evropiane me gjak Amerikan. Geralidina vdiq ne Tirane. Ajo ishte 87 vjeçare. Jeta e asaj ishte si nje fantazi nga ato te filmave te Hollivudit, shkruan gazetat me te medha Amerikane, prej nga New Yorku, Kalifornia, Çikago, Bostoni, Uashingtoni e tjera.. 
 


Nje tjeter gazete e madhe amerikane e shtetit federal te Florides, "Miami Herald", ka shkruar se: "Mbreteresha Geralidine e gjate dhe e bukur, megjithe propozimet e saj nuk pranoi asnjehere qe ajo te luaje ne filma, pasi pati oferta nga kinematografite e njohura boterore si Hollivudi. Nje muaj ne Keshtjellen e Versait, nje muaj tek pallati mbreteror ne Egjipt, kur ishte gjalle Mbreti Farruk, dhe ai me gjak shqiptari, ishin per familjen mbreterore ne egzil, per t'u prezantuar." "Los Angels Time" e Kalifornise, shkruan se: "Geraldine Apponyi u lind ne Budapest me 6 Gusht 1915. Babai i saj ishte aristokrati Kont Gyula Apponyi de Nagy-Appony dhe mamaja e asaj ishte Gladys Virginia Steeart, nga nje familje e vjeter ne Virginia.

Familje, e cila eshte nga te parat ne kete vend, ndaj shteti federal Virginia edhe sot e kesaj dite mban kete emer, nga qe ka marre emerin e kesaj familje fisnike e mbreterore europiane. Ndersa, revista e njohur "Time", theksonte se :" Geraldina nga lidhja e gjakut bie kushuri i tete me ish-presidentin Nikson. Gjyshi i Geraldines, sipas Time, ishte nje oficer i madh ne oborrin mbreteror, Hapsburg. 
 


Por, ne ate kohe mbreterite e Evropes Qendrore, po vinin me ne fund mbas humbjes se fuqise. Pasuria dhe prestigji i mbreterive mbas Luftes se pare Boterore ra shume. Babai i Geraldines vdiq ne 1924, dhe e ema pas vdekjes se te shoqit, u martua me nje oficer Francez. Familja e edukoj Geraldinen dhe dy motrat e saj ne shkollat hungareze. Kur ajo ishte 17 vjeçe, fotografia e Geraldines u be simbol i bukurise tek monarkistet hungareze. Nje nga ato fotografite e cila ka mbrritur origjinale edhe ne ditet e sotme perdoret ne shume revista e kartolina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...