Ura më e madhe gjendet në Francë, më e larta në Kinë, më e gjëra në Turqi

Lajme

Ura më e madhe gjendet në Francë, më e larta në Kinë, më e gjëra në Turqi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 shtator 2016 Në ora: 11:15
Ura në Kinë

Më shumë se 70 vjet ishte ura amerikane në Colorado, Royal Gorge Bridge si më e larta në botë. Ajo ndodhet përndryshe 291 metra mbi nivelin e lumit Arkansas. Kur në 2001 u ndërtua ura Liuguanghe në Kinë, titulli iu mor urës amerikane. Prej atëkohë urat kineze kanë dominuar botën për nga lartësia, ku momentalisht ura më e lartë është Siduhe në provincën Hubei me 472 metra lartësi.

Në fund të vitit pritet të ndryshojë përsëri lista me ndërtimin e urës Beipanjiang, plot 565 metra të lartë. Në fundjavë mjeshtërit e ndërtimit vendosën edhe segmentin e fundit, që de fakto ura është bërë realitet, por akoma është e papërdorshme. Kina jugperëndimore ka shumë male dhe ndërtimi i urave është i domosdoshëm për lehtësimin e qarkullimit rrugor. Ndërtimi i urës së re, që është edhe më e larta në botë, do shkurtojë diferencën kohore mes provincave Liupanshui (Provinca Guizhou) dhe Xuanvei në provincën fqinje Yunnan nga pesë në më pak se dy orë, shkruan televizioni shtetëror kinez, përcjell botasot.info.

Pavarësisht gjithë këtyre urave të njohura kineze, ura më e madhe në botë akoma është ajo franceze, Viaduc de Millau 2004, më e gjërë është ura e Sultan Selimit në ngushticën e Bosforit (58.5 metra e gjërë), e hapur për automjetet në gusht 2016./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat