Vuçiq reagon pas deklaratave të Komishiqit për Kosovën - Bota Sot
Vuçiq reagon pas deklaratave të Komishiqit për Kosovën

Lajme

Vuçiq reagon pas deklaratave të Komishiqit për Kosovën

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 16:02
Aleksnadër Vuçiq

Deklarata e anëtarit kroat të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komishiq, se Kosova është shtet i pavarur, ka marrë jehonë në Serbi.

Gjatë ditës së djeshme, anëtari kroat i Presidencës së Bonje dhe Hercegovinës, Zhelko Komishiq, kishte thënë se Kosova tashmë është një shtet i pavarur.

Kjo deklaratë e Komishiqit ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Pas shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksnadër Vuçiq.

Gjatë një vizite që sot kreu i shtetit serb, Vuçiq kishte në Kralevë, ka thënë se Serbia dëshiron që të ketë një bashkëpunim të mirë edhe me tre anëtarët e rinj të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Pas pyetjes që iu bë nga gazetarët, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, theksoi se nuk është aspak i lumtur me deklaratën e Komishiqit.

“Unë dua të kem një qasje të përgjithshme në ndërtimin e marrëdhënieve në rajon, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën”, u përgjigj Vuçiq, duke shtuar se, shpeshherë më mirë është të heshtësh se sa të komentosh ndonjë gjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test