Doli libri im i ri Metapolitika botuar nga Lena Grafik

Libra

Doli libri im i ri Metapolitika botuar nga Lena Grafik

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 20:09
Kopertina e librit

Qëllimi që po e ofroj këtë vepër e që besoj se do të jetë me interes te ne është nevoja për ta ringjallur Metapolitikën si fushë, si koncept te katedrat tona të universiteteve dhe te studiuesit që duan të merren me të. Nëse më duhej të shkoja më tej, mund të kisha zgjedhur një titull tjetër. Por, në fakt, shtysa për ta risjellë Metapolitikën që e shpikën filozofët gjermanë ka qëllim që kjo lëmë, ky koncept, në të ardhmen të bëhet te ne temë e trajtimeve dhe e fushës, sepse shkenca politike ka vërtet nevojë për një gjë të tillë. Libri ...mendoj se e plotëson kornizën që më dukej e përshtatshme për të veçuar dhe ndriçuar çështjet politike, shtetërore, ligjore në kuptimin metapolitik.

Ky libër mund t'I shërbejë studentëve dhe ligjëruesve në fushën e Shkencave politike dhe Filozofisë.

Libri mund të gjendet në Libraria Dukagjini dhe Libraria Artini-Toena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat