Fabula me një botë të pasur imagjinative e magjepse dhe mesazhe edukative - Bota Sot
Fabula me një botë të pasur imagjinative e magjepse dhe mesazhe edukative

Libra

E hënë, 22 tetor 2018

Fabula me një botë të pasur imagjinative e magjepse dhe mesazhe edukative

Nga: Milazim F. Kadriu Më: 14 maj 2018 Në ora: 09:01
Kopertina e librit

Pas botimit në italisht të librit me fabula, autorja Eleni Mingu Birçaj, vjen para lexuesve me këto fabula edhe në gjuhën shqipe në librin e titulluar “ Miqësi dhe dashuri ” ku janë të përfshira 11 fabula.

Origjina e fabulave apo përrallëzave  është shumë e lashtë  por që edhe sot e kësaj dite  mbesin aktuale  dhe janë tërheqëse  për lexuesin e sidomos  për fëmijët dhe të rinjtë.

Fabulat kanë hyrë në tempullin e artit me anë të personazheve të tyre, që janë kafshë, shpezë, insekte, bimë, …, veprimet dhe fjalët e të cilëve kanë kuptim alegorik dhe transmetojnë një mësim etik-moral të caktuar. Për fabulat është thënë se për nga rëndësia ato janë si gurët e çmuar.

Autorja  në fillim cek se  këtë libër ua kushton mbesave dhe nipërve: Jessica, Lucia, Riccardo, Theo dhe të gjithë fëmijëve që jetojnë në këtë botë magjepse

 Këto fabula të  autores Eleni Bircaj që është me prejardhje nga Vlora e që tash e shumë vite jeton në Itali kanë vlerë etike dhe pedagogjike. Ato flasin hapur dhe me gjuhën e së vërtetës. Ato sjellin para lexuesit mesazhe të fuqishme për jetën.

Autorja ka pas  kujdes, që lexuesi në mbarim të leximit të një fabule, ti shtroj veti pyetje se cila qenka rruga e drejtë dhe për këtë këto janë edukative e po ashtu të gjitha fabulat janë edhe me ilustrime  gjë që e bëjnë librin edhe më të afërt për lexuesin.  Fabulat edhe pse kanë për personazhe shtazët, shpezët, bimët, insektet, ato paraqesin sjelljen e njerëzve.

Fabulat kanë jetuar edhe nga lashtësia por që janë shumë të preferuara edhe sot.

Edhe tek fabulat e autores Eleni Bircaj i gjejmë si personazhe shtazët, shpezët, insektet, bimët e që luajnë rolin e njerëzve dhe dialogojnë posi të ishin njerëz.

Bircaj në fabulat e saja  paraqet kundërthëniet njerëzore  në mënyrë shumë të thjeshtë  por edhe gjykon  veprimet jo të mira, ndërsa nga ana tjetër lavdëron veprat e mira  dhe kështu  ato janë  shumë edukative  me plotë mesazhe.

Fabulat e këtij libri  e fusin lexuesin në botën e pasur imagjinatave e magjepse, synojnë nxjerrjen në shesh të vetive të këqija dhe luftimin e tyre, si dhe shumë çështje tjera.

Në secilën nga këto fabula autorja bënë hyrjen, zhvillimin e ngjarjes  dhe përfundimin e sajë. Këtë e bënë me një mjeshtri  dhe kujdes të madh  duke dhënë mesazhin  e duhur të cilin  lehtë e kuptojnë lexuesit ngase është mesazh edukativ.

Përmes personazheve  të këtyre fabulave  e që janë shtazë, shpezë, insekte, bimë... paraqiten tiparet e njerëzve.

Këto fabula kanë vlerë të lartë  edukative  dhe letrare për fëmijët. Në to trajtohet tema e bashkimit, tema e punës dhe përtacisë, tema e lakmisë dhe grabitjes, mikpritja, mbajtja e fjalës, thënia e së vërtetës etj.

Secila nga këto 11 fabula ( Pulëbardha dhe topi i  zjarrtë, Gjyshi dhe qenushi, Pata e liqenit dhe babai i Teodorit, Miu me ngjyra, Bleta Xhada, Dhelpërushja  Miu,  Breshka Sara, Topi me gjemba, Luani  dhe majmunia, Lepurushka  e  gëzua, Kërpudha e kuqe me pika ) që më parë kanë qenë të botuara edhe në italisht  zgjojnë interesimin dhe kërshërinë  e fëmijëve  për ti lexuar. Ato kanë peshë për jetën, edukimin dhe veprimin e tyre. Përmes tyre arrihet efekti edukativ, sepse fëmijëve u rekomandohet rruga e drejtë, forcimi i virtyteve më të larta e më të mira dhe luftimi i të keqes.

Libri do të pritet mirë nga fëmijët dhe do të shënon një kontribut të mirë në letërsinë për fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test