Sqarim mbi librin e Konstantin Mihalit (Mikelit) të Ostrovicës - Bota Sot
Sqarim mbi librin e Konstantin Mihalit (Mikelit) të Ostrovicës

Libra

Sqarim mbi librin e Konstantin Mihalit (Mikelit) të Ostrovicës

Nga: Gjon Keka Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 14:41
Libri i Konstantin Mihalit

Një bashkëkohës i Gjergj Kastriotit i Ostrovicës së Novobërdës i cili në Kronikën e tij respektivisht veprën në fjalë sjell dëshmi të kohës edhe mbi figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Duhet ditur se Konstantin Mhali(Mikeli) i Ostrovicës ishte arbëror i Novobërdës dhe bashkëkohës i Gjergj Kastriotit Skënderbeut.Pasi ai shkruan edhe për figurën e Skënderbeut ,është e mundur ta ketë njohur atë dhe të jetë dëshmitar i asaj kohe.Madje vetë në kopertin të librit emri i Gjergj Kastriotit është i pashmangshëm.

Kështu duke hulumtuar e pata gjetë në një librari të Antiquariatit këtu në Austri dhe e pata ble,poashtu një kopje e këtij libri gjendet edhe në Arkivin shtetëror të Austrisë dhe në Biblioteka të Landeve.Vepra në fjalë rreth kësaj figure është botim i vitit 1565 dhe mban titullin „Historya neb Kronyka Turecka od Michala Konstantina z Ostroëicze... „ (Historia ose kronika turke e Konstantin Mihalit(Mikelit) të Ostrovicës) Në këtë vepër mbi figurën e Konstantinit të Ostrovicës së Novobërdës, një pjesë e madhe i kushtohet edhe Gjergj Kastriotit dhe veprave të tij heroike kundër pushtuesit turk.

Poashtu duhet përmendur se e pata lutur një mik timin këtu Bibliotekist që të bëhet një skanim i këtij libri,sepse është në interes për historinë dhe periudhën në fjalë dhe e patë bërë një skanim për mua dhe për ta vendos pastaj për ta lexuar edhe të tjerët ,pra për të patur qasje edhe të tjerët studiues duke e ruajtur gjithnjë burimin.Një kopje të skanimit që është bërë publike të librit ja pata dërguar edhe z.Jahja Drancollit pasi ma patë kërkuar që ta bëjmë një studim mbi këtë figurë dhe Gjergj Kastriotit Skënderbeut,pra një studim krahasues.

Do të ishte mirë madje është vetë metodologjia shkencore që me nënvizu emrin e se kush e ka gjetë këtë libër në arkiva këtu. Në fakt për këtë libër që e pata gjetë pata shkruar edhe në faqen time më 4 Janar 2018. Por sidoqoftë le të mbetet në ndergjegje të tij që nuk e ka përmend se kush e ka gjetë këtë libër me vlerë.

Po e përmbyll këtë sqarim me fjalët që i thoshte Aristoteli ndaj Platonit:

"E dua Platonin, por më shumë e dua te Vërtetën."

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test