Shenjat që tregojnë se partneri ju dashuron vërtet! - Bota Sot
Shenjat që tregojnë se partneri ju dashuron vërtet!

Life style

Shenjat që tregojnë se partneri ju dashuron vërtet!

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Kur dy njerëz bien në dashuri, fillimi është mjaft i vështirë sepse nuk dihen qëllimet reale të njëri-tjetrit.

Që të dy vazhdimisht mendojnë se çfarë emocionesh duhet të shfaqin, cilat duhet t’i fshehin, etj.

Fillimi i një lidhje serioze mund të jetë argëtues për shkak të këtyre arsyeve, por mund të jetë edhe konfuz.

Sidoqoftë, në përgjithësi njerëzit kanë tendenca t’i shfaqin shenjat e njëjta kur vërtet fillojnë ta dashurojnë dikë.

Nëse dëshironi ta kuptoni se ju dashuron partneri apo jo, këto shenja do t’ju ndihmojnë:

Bën plane për dy persona

Kur një person futet në lidhje serioze, më nuk bën plane vetëm për veten, por për të dy.

Nëse jeni në lidhje dhe nuk e dini a është serioze, vetëm shikojeni se si i bën ai planet.

Është vetvetja

Një mënyrë për të treguar nëse dikush vërtet kujdeset për ju, është të shikoni se si sillet me ju.

Kur ndiheni komod me dikë, nuk keni frikë të bëheni vetvetja në çdo aspekt.

Ky është një nga indikatorët më të mëdhenj të një lidhje serioze; aq më komod që është partneri afër jush, aq më serioze është lidhja.

Të tregon si ndihet

Në fillim të lidhjes, është e vështirë t’i tregoni dikujt se si vërtet ndiheni.

Sidoqoftë, nëse partneri vendos të hapet dhe t’i shprehë ndjenjat, atëherë nuk ju nevojitet asgjë më shumë për të parë se gjërat janë duke shkuar mbarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...