Aplikacion i ri për djelmoshat tullacë për ta bërë më të lehtë gjetjen e një të dashure

Life style

Aplikacion i ri për djelmoshat tullacë për ta bërë më të lehtë gjetjen e një të dashure

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 00:00
Ilustrim

Bald Dating është vendi i ri për gjetjen e partnerit online

Ka vetëm një qëllim, dhe ai është që t’ua bëjë më të lehtë beqarëve tullacë që të gjejnë partnere pa u fokusuar në folikula.

Dashuria është e verbër pavarësisht dendësisë së flokëve, falë një aplikacioni për beqarët tullac, shkruan FOXNews.

Bald Dating është krijuar për të treguar që nuk është me rëndësi a jeni tullacë apo jo.

Shumicës nuk i pengon që jeni tullac, por ka edhe të tjerë të cilëve mu tullacët u pëlqejnë – shkruan në përshkrimin e kësaj faqeje.

Ata të cilët dëshirojnë t’i bashkohen aplikacionit do të duhej të jenë tullacë apo të hapur për njohur dikë që është i tillë.

Si edhe aplikacionet e tjera për takime, edhe Bald Dating përmban opsionin “më pëlqen” i cili përdoruesve u mundëson lidhje dhe këmbim të porosive.

Bald Dating e ka krijuar britaniku David Minns (47). Ai është tullac dhe pretendon se gjen vend për takimin me partneren e tij.

Aplikacioni është në dispozicion për të gjithë dhe aktualisht është falas për t’u përdorur, megjithëse Minns thotë se do të fillojë të caktojë tarifa pas disa muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat