Manikyri gjithnjë na bën të ndihemi më të bukura

Life style

Manikyri gjithnjë na bën të ndihemi më të bukura

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 19:44
Foto Ilustrim

Ka diçka tek thonjtë e rregulluar, të formësuar dhe të lyer në përsosmëri që na bën neve te ndihemi perfekte.

E ku ka më mirë se të inspirohemi te manikyri i të famshmeve për të cilat kujdesen estetistët më në zë në botë.

Ngjyrat neutrale janë bërë shumë monotone – ne jemi pas diçkaje që është më ekstra. Nga ngjyra neon në ato me xixa bëhuni gati të sfidoni estetistin tuaj personal.

Selena Gomez

Selena provoi ngjyrën më verore që ekziston, portokallinë në nuanca të kajsisë. Forma e gjatë e thonjve bën që duart të duken tejet elegante.

Kylie Jenner

Dy gjëra: 1. Si mundet Kylie të përdorë telefonin ose të bëjë diçka me këta thonj? 2. Kjo teknikë shumë ngjyrëshe e thonjve është shumë në trend, por ne propozojmë që një gjatësi më praktike do ishte e arsyeshme.

Dua Lipa

Lërjani Duas në dorë që të sjellë trende thonjsh, pasi që tek ajo kemi parë dizajnet më të bukura dhe detajiste. Këtë dizajn ajo e kishte në Kanë, dhe ne duhet ta provojmë patjetër këtë verë.

Gigi Hadid

E verdha në thonjë duket shumë e lezetshme dhe fiks për verë. Nëse nuk pajtoheni, dizajni i super modeles do t’ua ndërrojë mendjen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat