Digjeni kështu dafinën për të eliminuar energjitë negative, syrin e keq dhe për të lehtësuar dhimbjen e kokës

Life style

Digjeni kështu dafinën për të eliminuar energjitë negative, syrin e keq dhe për të lehtësuar dhimbjen e kokës

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 07:44
Ilustrim

Ne po jetojmë në kohë të vështira, me probleme emocionale, vështirësi ekonomike dhe kriza nga motive të ndryshme që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tonë.

Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të qëndroni të fortë shpirtërisht dhe mendërisht.

Pastrimi i energjisë negative dhe disa rituale të thjeshta të mbrojtjes psikike janë mjete efektive për t’i larguar ato nga vetja juaj, ose nga ambienti në të cilin jetoni.

Pastrimi i mjediseve nënkupton krijimin e një ambienti të qetë dhe të shëndetshëm për shëndetin tuaj.

Për të pastruar ambientin nga energjia negative vepron në këtë mënyrë:

Vendosni gjysmë limoni në secilin cep të shtëpisë, dhe hidhni pak kripë të ashpër. Kripa thith dhe ndryshon energjitë negative, duke i larguar ato. Pas një jave, ajo do të ketë thithur të gjitha energjitë negative. Mund ta përsërisni sa herë që e shihni të nevojshme.

Kundër syrit të keq:

Vendosni një gotë ujë me një grusht kripe të trashë në komodinën e shtratit për tre ditë rresht. Lëreni atë gjatë natës, por ndryshojeni çdo ditë.

Kundër fatit të keq:

Keni nevojë për një filxhan kripë të trashë, një filxhan gjethe dafine të bluar dhe tre thelpinj hudhre të tharë dhe të bluar.

Përzieni të gjithë përbërësit, pastaj spërkateni të gjithë shtëpinë, veçanërisht cepat. Të nesërmen, pastroni dyshemenë plotësisht, duke hedhur mbeturinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat