Disa zakone që tregojnë sjelljen negative tek njerëzit

Life style

Disa zakone që tregojnë sjelljen negative tek njerëzit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Shpeshherë një “faleminderit”, apo “të lutem” mund të jetë thjesht një fasadë. Psikologët shpjegojnë se sjelljet janë më shumë se kaq. Bright Side ka renditur disa nga sjelljet që tregojnë anën negative të njerëzve, edhe nëse përpiqen ta fshehin atë.

Njerëzit që nuk kërkojnë falje dhe nuk pranojnë gabimet e tyre

Të pranosh gabimet tuaja nuk është e lehtë, aq më tepër në sy të të tjerëve. Por, është më e lehtë për njerëzit që e kanë bërë këtë një zakon që në fëmijëri. Një shembull i keq i bën njerëzit të besojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe nuk duhet të ndryshojnë mendim.

Njerëzit që i përdorin të tjerët dhe nuk i vlerësojnë ato

Mosvlerësimi i njerëzve që iu japin mbështetje mund të ndikojë për keq tek ta. Në këtë mënyrë, duke mos marrë mirënjohje, ata ndalojnë së ndihmuari. Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët të respektojnë punën dhe ndihmën e të tjerëve.

Tregojnë mungesë respekti ndaj disa profesioneve

Asnjë profesion nuk është i padobishëm, por shpeshherë disa njerëz kanë tendencën për të treguar mungesë respekti ndaj punës të të tjerëve.

Thonë dhe bëjnë gjëra që i lëndojnë të tjerët

Njerëzit e atillë argëtohen kur të tjerët vihen në siklet, prandaj psikologët rekomandojnë shmangien e tyre. Ekspertët këshillojnë që njerëzit duhet të mësojnë të jenë më të ndjeshëm ndaj persinave të tjerë.

Ndryshojnë qëndrim ndaj atyre që nuk marrin përfitime

Të paturit miqësi vetëm sepse përfitoni nga personat përreth është një sjellje tejet egoiste. Këtyre “miqve” nuk iu intereson ajo që duan të tjerët. Kjo sjellje nuk shfaqet vetëm spontanisht: njerëzit veprojnë sipas modeleve të sjelljes të vendosura nga prindërit e tyre.

Vendosin rregulla por nuk i ndjekin

Prindërit duhet të jenë shembull i fëmijëve të tyre. Nëse gjërat që thonë janë të ndryshme nga ato që bëjnë, fëmijët do të ndjekin këto sjellje që prindi reflekton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat