8 mësime të rëndësishme të jetës që do të marrësh nga nëna jote

Life style

8 mësime të rëndësishme të jetës që do të marrësh nga nëna jote

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:18
Ilustrim

Mënyra se si ne rritemi luan një rol të rëndësishëm për atë se kush do të jemi kur të rritemi ne jemi rritur si fëmijë luan një rol të madh në atë se kush do të bëhemi kur të rritemi. Mënyra se si prindërit tanë na trajtojnë derisa ne rritemi është ajo që na formon në personalitet dhe karakter. Jo të gjithë janë me fat të kenë një nënë të fortë, por ata që e kanë e dinë se sa ka ndikuar ajo në jetën e tyre.

Të kesh një nënë, e cila është e pavarur, e ndershme dhe e kujdesshme, do të të mësojë se si ta lundrosh me sukses rrugën tënde nëpër botë. Këto janë 8 mësime të rëndësishme të jetës që do ti mësoni nga të paturit një nënë të fortë.

Jeta nuk është e lehtë

Një nënë e fortë nuk do të fshehë realitetin e ashpër të botës prej jush. Ajo do t’ju tregojë se bota mund të jetë e padrejtë, por ajo do t’ju mësojë se si të përballeni me të. Ndërsa ju rriteni, ajo do tju tregoi se si të menaxhoni situatat e vështira. Ju do të jeni në gjendje të ecni nëpër çdo turmë duke mbajtur kokën lartë, pikërisht nga mësimet që keni marrë prej nënës.

Si të jesh i/e pavarur

Një nënë e fortë do të luftoj gjatë gjithë jetës që të rrisë fëmijë që do të jenë të aftë  të jetojnë të pavarur dhe me ndershmëri. Ajo do t’ju mësojë se si të kujdeseni për vetën dhe të jeni mbështetje për vetveten.

Fokusohuni në të ardhmen

Fokusimi në të kaluarën na bën të harrojmë të jetojmë të tashmen dhe të planifikojmë të ardhmen. Askush më mirë se nënat nuk e di këtë. Një nënë e fortë që nga fëmijëria do t’ju mësojë të fokusoheni në të ardhmen dhe të mos merreni me të kaluarën.

Të bëheni të durueshëm

Durimi është një virtyt, dhe çuditërisht, është diçka që jo shumë njerëz e posedojnë. Nënat e forta nuk lejojnë që fëmijët e tyre të bëhen persona të padurueshëm ndaj situatave dhe jetës. Ato I mësojnë fëmijët e tyre se si të presin dhe si të gjejnë momentin e duhur për shumë gjëra të rëndësishme në jetën e tyre.

Ju duhet të krijoni lumturinë tuaj

Duke e kërkuar lumturinë tuaj tek njerëzit e tjerë, ju një ditë do të dëshpëroheni. Prandaj, gjithmonë provoni të krijoni lumturinë tuaj. Nëna juaj ua ka mësuar këtë, sepse ajo e di vlerën e lumturisë dhe e di që secili njeri brenda vetës  e ka potencialit për ta bërë vetën të lumtur. Ne duhet vetëm të gjurmojmë brenda vetës për këtë.

Dashura e saj është pa kushte

Pa marrë parasysh se çfarë mund të ketë ndodhur ndonjëherë mes jush, nëna ju do pa kushte. Ajo kurrë nuk ka frikë t’ju tregoj se si është kujdesur për ju dhe nëpër çfarë situatash ka kaluar derisa ju ka rritur. Kjo në të vërtetë është dashuria vet sepse ajo këtë e bën pa kushte. Lumturia e jote është lumturia e saj.

Si ta duash veten

Po aq e rëndësishme sa të duash njerëzit përreth jush, një nënë e forte do të të mësoj të duash veten pa kushte. Ajo do t’ju tregoi rëndësinë e kujdesit për veten dhe faktin se sa e rëndësishme është të ndiheni gjithmonë i/e sigurt.

Si të jesh një prind i mirë

Duke pasur një nënën e fortë përcaktoni standardet e asaj  se çfarë prindi do të jeni ju në të ardhmen. Ju keni qenë të bekuar me modelin e një nëne të fortë, që ka bërë çdo gjë për ty. Prandaj edhe ti bëjë të njëjtën gjë me fëmijët e tu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat