Çfarë ndodh kur qani shpesh? Mësoni përfitimet për trupin

Life style

Çfarë ndodh kur qani shpesh? Mësoni përfitimet për trupin

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:34
Ilustrim

Për arsye të ndryshme njerëzit qajnë duke e shprehur konkretisht një emocion të caktuar.

Por çfarë ndodh nëse qani shpesh? Duhet ta dini që ka disa efekte pozitive.

1.Heq stresin

Të qarit është shumë i rëndësishëm për shëndetin e nervave. Përmes tij kemi aftësinë të lehtësojmë dhe zvogëlojmë ngarkesat nervore. Sipas studiuesve, e qara aktivizon sistemin nervor, i cili jep një efekt qetësues në tru.

2.Rregullon presionin e gjakut

Kur jemi shumë të acaruar, tensioni i gjakut mund të rritet ndjeshëm. Hipertensioni mund të çojë në disa probleme serioze shëndetësore si: goditje në tru, sulm në zemër, insuficiencë në zemër, demencë dhe madje, edhe dështim të veshkave. E qara në këtë rast bëhet një përfitim i madh: stabilizon tensionin dhe zvogëlon takikardinë.

3.Eliminon akumulimin e toksinave

E qara prodhon lot që vijnë nga brenda, dhe që përmbajnë “mbeturina”, si tym dhe pluhur nga sytë. Nëpërmjet të qarit është gjithashtu e mundur të zvogëlohen nivelet e kortizolit në trup, të cilat krijojnë gjendje depresive dhe shqetësimi. E qara pra, zvogëlon kortizolin dhe rrit serotoninën.

4.Luhatje humori

Nëse ndjeheni tepër nervoz dhe nuk e dini pse, kjo mund të ndodhë për shkak të akumulimit të manganit në trup, i cili krijon gjendje irritueshmërie të fortë. Përmes lotëve, ky mineral lëshohet dhe nervozizmi ulet.

5.Lehtësojnë dhimbjen

Kur dhimbja është shumë e fortë, lotët tanë do të zbresin pa dashje. Ky është mekanizmi që trupi vendos, për të lëshuar oksitocinën dhe endorfinat. Këto kimikate përcaktojnë gjendjet e mirëqenies dhe ulin dhimbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat