Tre kategoritë e personave që nuk duhet të mbajnë maskë, flasin ekspertët

Life style

Tre kategoritë e personave që nuk duhet të mbajnë maskë, flasin ekspertët

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:01
Foto Ilustrim

Shumë debate po hapen për mbajtjen e maskave. Shtete të BE, si Franca, Italia, Gjermania dhe madje dhe Britania e Madhe po marrim vendime në masë për të mbajtur në ambientet publike, ku ka grumbullime masive dhe në sheshe dhe jo vetëm në ambientet e mbylura.

Bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, maska këshillohet si një nga mjetet mbrojtëse më efikase. Në shumë vende të botës maska është kthyer në detyrim. Mirëpo, një studim i fundit shpjegon se maskat për fytyrën nuk duhen të përdoren nga tre kategori njerëzish.

Ekspertët shpjegojnë se maska: -nuk duhet të vendoset te fëmijët më të vegjël se 2 vjeç; -nuk duhet të vendoset tek persona që kanë mungesë oksigjeni; Nuk duhet të tek persona që janë të pavetëdijshëm dhe me aftësi të kufizuara.

Mirëpo, ka shumë njerëz të cilët justifikohen se kanë probleme shëndetësore dhe nuk mund të vendosin maskë. Kjo kategori përbën rrezik për përhapjen e koronavirusit.

Sipas ekspertëve edhe personat që janë astmatikë mund të mbajnë maskë, por jo për shumë orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat