6 hile të vogla që do t’ju bëjnë më produktivë

Life style

6 hile të vogla që do t’ju bëjnë më produktivë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Kur vjen puna te produktiviteti, të gjithë përballemi me të njëjtat sfida, në fund të fundit, dita ka vetëm 24 orë. Mënyra se si e përdorni kohën tuaj është po aq e rëndësishme sa çdo gjë tjetër në biznes.

Sekretet apo hiletë që përdorin disa njerëz për të qene më produktive janë magjepsëse, ata duken sikur kanë dyfishin e kohës. Nuk ka gjë më të mirë se sa t’i realizosh qëllimet duke gjetur mënyrat e duhura të menaxhimit të kohës.

Më poshtë do t’ju japim 6 hile të vogla që përdorin njerëzit produktivë:

Mos i bëj dy herë gjërat

T’i bësh gjërat dy herë është një humbje e madhe kohe. Prandaj, këshillohet që sapo të merrni një punë në dorë, ose ta mbaroni ose ta delegoni diku tjetër për t’u përmbushur.

Trajto gjerat që të duken të rëndësishme

Për të qene sa më produktive duhet të merreni fillimisht me gjërat kryesore, më pas mund të merreni me gjerat që ju tërheqin.

Mos ngatërro gjërat urgjente me gjërat e rëndësishme

Ndani midis çfarë është vërtet e rëndësishme me detyrat e vogla që kërkojnë  të zgjidhen menjëherë.

Thuaj JO

T’i thoni jo një angazhimi të ri do të thotë që të realizoni angazhimet aktuale me sukses.

Shiko email-in sipas një orari

Mos lejo që email-i të kthehet në një burim i ndërprerjes së punës.

Shmang shumë detyra njëkohësisht

Të bësh shumë gjëra njëkohësisht nuk është aspak produktive. Në qoftë se dëshiron që rrisësh produktivitetin, atëherë duhet t’i bësh punët një nga një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat