Si të hiqni lehtë çamçakëzin nga xhinset

Life style

Si të hiqni lehtë çamçakëzin nga xhinset

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Mos i hidhni xhinset e preferuara vetëm sepse ju është ngjitur camcakëz në to. Ju sugjerojmë disa metoda të lehta me të cilat mund ta hiqni atë brenda një kohe shumë të shkurtër. Para se ta filloni procesin, sigurohuni që rroba të jetë e palosur në atë mënyrë që ia pamundëson çamçakëzit të ngjitet në pjesë të tjera të saj.

Metoda e ngrirjes

Kjo është ndër mënyrat më të mira për ta hequr çamçakëzin nga rrobat, nëse nuk nxitoni. Rrobën e vendosni në një qese plastike dhe mbylleni. Vendosni në frigorifer për dy orë dhe pastaj, kur të jetë ngrirë tërësisht hiqeni nga frigoriferi. Me një thikë filloni të hiqni çamçakëzin dhe do ta shihni se sa lehtë hiqet. Nëse shihni se kanë mbetur shenja nga çamçakëzi, atëherë thjesht e pastroni me pak ujë apo detergjent.

Llak flokësh

Nëse dëshironi të shpejtoni procesin, thjesht vendosni sasi të konsiderueshme llak flokësh në pjesën e prekur nga çamçakëzi. Kimikatet e llakut kanë efekte tek çamçakëz dhe do ta bëjnë atë të forcohet dhe më pas do ta keni më të lehtë ta hiqni me thikë.

Lëngu i limonit

Limoni është magjik për shumë sëmundje dhe probleme tjera, por kush do të kishte menduar se e zgjidh edhe këtë problem mjaft të zakonshëm? Rrobën e dëmtuar nga çamçakëzi zhyteni në një legen të mbushur me lëng limoni dhe pas disa minutave hiqni çamçakëzin. Që të mos dëmtoni veshjen mos e lini shumë gjatë të zhytur në lëngun e limonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat