Disa “hile” për të zgjatur jetën e luleve të freskëta

Life style

Disa “hile” për të zgjatur jetën e luleve të freskëta

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Kur marrim dhuratë një buqetë, ajo që dëshirojmë më shumë është që lulet mos të vyshken.

Por nuk keni pse shqetësoheni më, sepse bashkë me ju do të ndajë disa hile se si të zgjasni jetëgjatësinë e një buqete.

Hapi i parë për të ruajtur lulet e freskëta ka të bëjë me gërshërët. Kur ju dhurojnë lule, kujtohu t’i presësh menjëherë, por shumë pak, tek kërcelli. Në këtë mënyrë lulja do të vazhdojë të marri ujin e nevojshëm. Gjithashtu ndryshoni ujin në mënyrë të rregullt çdo dy ditë.

Lëngje të gazuara

Në një vazo me lule, hidhni 60 ml lëng të gazuar (çfarëdo lloji). Sheqerin që përmban lëngu i gazuar zgjat freskinë dhe jetëgjatësinë e luleve tuaja.

Sheqer

Tretni tre lugë sheqer dhe dy lugë uthull alkooli në një litër ujë të ngrohtë. Kur të mbushni vazon, sigurohuni që lulet të mbulohen me ujë 7 – 10 centimetra. Do të mahniteni se sa gjatë do të qëndrojnë të freskëta lulet tuaja

Uthull molle

Përzieni dy lugë uthull molle me dy lugë sheqer dhe masën e fituar hidheni në vazon me ujë, para se të vendosni lulet. Ndërroni ujin çdo dy ditë (duke ia shtuar edhe përzierjen e lartpërmendur), me qëllim që t’ju zgjasin lulet sa më gjatë të freskëta.

Aspirina

Trëndafilat dhe llojet tjera të luleve, qëndrojnë të freskëta më gjatë nëse praktikoni këtë metodë: në një vazo me ujë, shtoni një aspirinë të grimcuar para se t’i vendosni lulet në të. Ndërroni ujin çdo dy ditë.

Llak për flokë

Largohuni nga buqeta me lule rreth 30 centimetra dhe spërkatni me llak flokësh gjethet dhe petalet.

Vodka

Në një vazo me ujë, shtoni disa pika vodka (alkooli e ngadalëson rritjen e baktereve) si dhe një lugë çaji sheqer (për ta ushqyer lulen). Ujitni çdo dy ditë duke shtuar vodkën dhe sheqerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat