Mos i mbani kurrë në portofol, këto gjëra!

Life style

Mos i mbani kurrë në portofol, këto gjëra!

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

E keni parasysh atë ndjesinë kur nuk e gjeni dot portofolin? E tmerrshme, apo jo? Kjo sepse aty ju mbani gjërat më të nevojshme dhe nëse e humbisni, humbni gjithçka. Që eksperienca juaj të mos jetë kaq e keqe, ne do ju tregojmë se çfarë nuk duhet të mbani në portofol.

Kartën e sigurimeve shoqërore

Nëse hajdutët e portofolit e dinë numrin tuaj të sigurimeve shoqërore, ata janë në gjendje të aplikojnë për kredi në emrin tuaj ose madje të marrin një punë dhe të fitojnë të ardhura. Mbajeni kartën më mirë në shtëpi dhe sigurohuni që numri të mos tregohet në dokumentet të tjera.

Faturat e dyqaneve apo bankave dhe çeqet

Një hajdut profesionist, me ndihmën e këtyre faturave, mund të kenë qasje në informacion në lidhje me transaksionet tuaja dhe madje edhe në llogarinë tuaj bankare. Një nga skemat më të zakonshme që përdorin mashtruesit është kur ata kërkojnë një rimbursim duke përdorur faturën e dikujt tjetër në përpjekje për të kthyer një send të marrë nga një dyqan. Mos harroni se fatura juaj është një dokument dhe nuk duhet ta kaloni atë tek askush.

Kartat e kreditit dhe debitit

Nuk është ide e mirë mbajtja e të gjithë kartave tuaja në portofol. Nëse e humbni atë, ka mundësi që ai që e gjen ose hajduti, t’i përdorë ato, para se ju t’i mbyllni. Është më mirë të mbani një kartë që do të përdorni ditën kur do të dilni.

USB

Vetëm mendojeni sikur USB-ja juaj që ka kaq shumë dokumente dhe materiale të rëndësishme të humbasë. Jo vetëm punën tuaj e merr lumi, por hajduti mund të përdorë të gjithë informacionet që gjen aty. Është e rëndësishme që ta mbani atë në shtëpi dhe ta merrni me vete vetëm kur ju duhet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat