Gra, përdorni fondatintën. Pa truk s’ i pëlqeni askujt

Life style

Gra, përdorni fondatintën. Pa truk s’ i pëlqeni askujt

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Nëse dëshironi të joshni partnerin, më mirë mos e provoni pa truk.  Bukuria “ujë e sapun” nuk është më e pëlqyer nga meshkujt. Dikur tregues i rinisë, fytyra natyrale duket se tashmë nuk tërheq më. Në të kundërt, makiazhi, edhe nëse është i lehtë e bën fytyrën më tërheqëse. Ky është rezultati i studimit të kryer nga instituti Proderm për kërkimet dermatologjinë në Hamburg, Gjermani.

Studiuesit kanë mbajtur nën vëzhgim efektet e fytyrës së trukuar dhe asaj ujë e sapun të 27 grave nga 35-50 vjeç, fotot e të cilave iu dhanë 35 meshkujve dhe 35 femrave për të dhënë mendimin e tyre.

Fytyrat e femrave ishin fotografuar fillimisht pa makiazh, më pas pasi kishin pastruar fytyrën me një tonik dhe në fund me një fondatintë të lehtë.

Fytyrat e trukuara kanë marrë më shumë vlerësime në krahasim me ato ujë e sapun. Ndërsa fytyrat e pastruara me tonik janë cilësuar më pak tërheqëse, madje edhe në krahasim me fytyrat natyrale.

Studimet e mëparshme kanë treguar efektet pozitive që kanë tek meshkujt i kuqi i buzëve dhe sytë e trukuar, ndërsa studimi i fundit sugjeron edhe përdorimin e fondatintës.

“Shumë studime kanë treguar se produktet kozmetike influencojnë në perceptimin e tërheqjes, duke ndikuar edhe në sjelljen mes partnerëve. Benefitet janë akoma më të mëdha te gratë në moshë, pasi me një truk të bukur përmirësojnë edhe vetëvlerësimin”, thonë studiuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat