Mënyrat se si mund të bëheni një mik ideal

Life style

Mënyrat se si mund të bëheni një mik ideal

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Dëshironi të jeni një mik/e më i/e mirë dhe që të tjerët e konsiderojnë si engjëllin e tyre të dërguar si një bekim? Lexoni këshillat e mëposhtme dhe filloni t’i zbatoni 

Jini të pranishëm

Pas një dite të gjatë dhe problematike, gjithçka na duhet është një mik i mirë që të jetë aty për ne, që të na dëgjojë ose të na ngushëllojë me praninë e vet. Nuk ka rëndësi se çfarë mund të bëni së bashku, prania me raste i thotë të gjitha. Jini miq të pranishëm dhe dëgjoni të tjerët, në mënyrë që të përmirësoni cilësinë e miqësive tuaja.

Shkëmbeni mendime

Nuk ka rëndësi të mendoheni gjatë për disa gjëra. Dërgojuni miqve tuaj mesazhe të shkurtra por që kanë kuptim. Bëjini ata të kuptojnë se ju mendoni për ta dhe se shpresoni që të kalojnë një ditë sa më të bukur. Është bukur të dish se dikush po mendon për ju.

Njihni dëshirat e njëri-tjetrit

Kur jeni të mërzitur, keni dëshirë t’ju marrin me të mira. Nëse doni të jeni një mik i përkryer, duhet të dini se çfarë e gëzon shumë njeriun që e quani mik apo mikeshë. Ndihmojini të kalojnë periudhën më të keqe me fjalë dhe veprime të ëmbla.

Jini të pranishëm, edhe nëse jeni të zënë

Është e ditur që të qenët i zënë është një justifikim i mirë dhe i kuptueshëm për të qëndruar larg miqve. Megjithatë, ju duhet të tregoni kujdes dhe përkushtim ndaj miqve tuaj, edhe nëse po kaloni një ditë të vështirë dhe të zënë. Në disa raste, lënia e të gjithave për t’iu përkushtuar një miku apo mikeje që ka nevojë, është veprimi më i zgjuar që mund të bëni.

Bëjini të harrojnë një ngjarje të keqe

A po kalojnë miqtë tuaj një periudhë të vështirë ndarjeje nga një partner i afërt? Bëjini ata t’i harrojnë vështirësitë, duke i qëndruar pranë në një periudhë të errët të ndarjes. Miqtë e mirë provohen në vështirësi, tregojini vlerat tuaja dhe do të keni pranë jush njerëz që nuk do t’jua harrojnë kurrë atë që keni bërë për ta.

Shtojini vetëvlerësimin

Ju mund të mendoni se vetëm prania juaj mjafton për ta siguruar dikë që është në rrugën e duhur. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë. Një mik për kokë është dikush që ju nxit vetëvlerësimin duke ju siguruar se jeni një person që ia vlen të mbahet pranë dhe që përfaqëson vlerat e duhura shoqërore dhe morale. Një kompliment zë gjithnjë një vend të mirë në shoqëri, sepse dihet që është i sinqertë.

Mos u largoni pa përshëndetur

Nëse ju duhet të shkoni për disa kohë në një vend tjetër apo qoftë edhe me pushime, bëhuni një mik i mirë dhe mos u largoni pa e përshëndetur mikun apo mikeshën.

Ju duhet t’i takoni ata dhe t’i tregoni planet tuaja, pasi kjo tregon se komunikimi është i shëndetshëm dhe se gjërat po shkojnë mirë mes jush. Një mik i mirë do të thotë të jesh vazhdimisht i pranishëm.

Përgëzoni

Tregojuni miqve tuaj se janë njerëz të bukur dhe ata do të ndihen të lumtur që jeni miqtë e tyre. Nëse ju mendoni se mund t’i thoni diçka që do t’i bëjë të qeshë, mos hezitoni t’ia zbukuroni ditën dhe t’i jepni një meritë që e kanë.

Mos mungoni

Një urgjencë në spital apo një festë mes miqsh? Jini gjithnjë të pranishëm sepse justifikimet për largësinë janë një tregues që ju nuk po përpiqeni mjaftueshëm. Shfaqni gjithnjë përqendrimin tuaj te miqtë dhe do të keni në krah njerëz që nuk do t’ju lënë kurrë të bini në tokë.

Dhuratat e ditëlindjes

Miqtë tuaj kanë ditëlindjen? Bëhuni ju miku më i afërt dhe dërgojini atyre një tortë për këtë ditë të shënuar. Jo vetëm që do të tregoni se keni menduar për ta, por edhe që keni ndier se është detyra juaj t’i ndihmoni ata të qerasin edhe të tjerët.

Befasojini

Bëhuni një mik i mirë dhe bëjeni surprizën pjesë të strategjisë suaj. Ndërsa ditëlindja është një rast kur të gjithë presin nga të tjerët të bëjnë diçka për ta, ju mund të tregoni përkushtim të vazhdueshëm duke befasuar në ditë të këqija.

Nxitini për mirë

Sfidojini vazhdimisht miqtë tuaj të arrijnë më shumë nga vetja. Duke u thënë atyre që të arrijnë përherë e më larg, ju tregoni se keni besim tek aftësitë e tyre dhe se arrini të mendoni se kanë aftësitë e duhura për të ecur më shumë përpara dhe në fusha të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat