Trajtojini punonjësit si individë, dëgjojini e frymëzoni

Life style

Trajtojini punonjësit si individë, dëgjojini e frymëzoni

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Mungesa e angazhimit në punë shoqërohet me nivele të ulëta të produktivitetit dhe rrjedhimisht me humbje të të ardhurave.

Çuditërisht, nuk është aq e vështirë të angazhoni dhe frymëzoni ekipin tuaj nëse bëni përpjekjen më të vogël. Ja disa këshilla si ta bëni këtë:

Komunikoni me ta

Komunikimi është thelbësor. Nëse skuadra juaj nuk di as se çfarë doni prej tyre, si mund të prisni që ata të angazhohen? Një gabim i zakonshëm që bëjnë disa ndërmarrje është që mendojnë se punonjësit duhet të dinë më pak se ata. Nëse e mbani ekipin tuaj në errësirë ​​për vizionin dhe qëllimet e kompanisë, ata nuk mund t’ju ndihmojnë t’i arrini ato!

Duhet kuptuar fakti se fjalët mund të nënkuptojnë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Sigurimi se të gjithë kanë informacionin e nevojshëm për një gjykim të mirë kur punojnë me klientë dhe kolegët e tyre është shumë i rëndësishëm.

Dëgjojini ata

Ekipi juaj nuk do të jetë i apasionuar ose i lumtur për të punuar me ju nëse nuk keni interes për gjërat që ata kanë për të thënë. Kur punonjësit ndihen të vlerësuar, ka më shumë gjasa t’ju besojnë, respektojnë dhe qëndrojnë besnikë ndaj kompanisë suaj! Në vend që thjesht t’i drejtoni punonjësit tuaj, njihuni me ta. Mësoni pikat e tyre të forta dhe punoni me to. Ekipi juaj do të jetë më i interesuar dhe i angazhuar në punë vetëm nëse punëdhënësit e tyre krijojnë marrëdhënie personale përmes të dëgjuarit dhe jo thjesht të drejtuarit.

Përqendrohuni te njerëzit, jo tek transaksionet

Nëse doni një ekip të angazhuar dhe të frymëzuar, gjithçka fillon me punonjësit. Të gjitha kompanitë, pavarësisht nga industria ose madhësia, mbeshteten tek njerëzit. Sidoqoftë, ndonjëherë e harrojmë këtë. Shpesh, CEO-t përqendrohen thjesht në marrëdhëniet transaksionale; ata kujdesen vetëm për sasinë e punës që bën një ekip. Ata i shohin punonjësit si një mjet për të marrë më shumë klientë dhe më pas të ardhura më të mëdha. Por në këtë mënyrë skuadrat ndihen të nënvlerësuara dhe shkëputen nga puna.

Harrojeni për një moment punën e tyre dhe përqendrohuni tek ekipi juaj si individë. Pyetini ata për jetën e tyre, investoni në zhvillimin e tyre profesional dhe bisedoni me ta si qenie njerëzore. Pyetini çfarë i motivon ata. Një orar më fleksibël? Përgjegjësi shtesë? Trajnim i specializuar? Kur ata ndihen të kuptuar dhe vlerësuar automatikisht do të jenë më të angazhuar, të frymëzuar, motivuar dhe produktivë.

Sigurojuni mundësi për zhvillim

94% e të punësuarve do të punonin për një kompani më gjatë nëse ajo kompani do t’i ndihmonte ata të mësonin. Në të kundërt, arsyeja #1 që shumica lënë kompaninë është sepse nuk ju jepet mundësia për të mësuar.

Zhvillimi personal dhe profesional është më i rëndësishëm se kurrë për fuqinë e sotme punëtore. Ekipet e lumtur janë ekipe të angazhuara dhe të mësuarit gjithë gjithë kohës sjell frymëzim. Duke ndihmuar punonjësit tuaj ta bëjnë më mirë punën e tyre, ju më pas mund të rrisni angazhimin dhe produktivitetin e tyre.

Një ekip i angazhuar dhe i frymëzuar është edhe më i lumtur dhe më i suksesshëm. Pavarësisht nëse përqendroheni në rritjen e komunikimit, të dëgjuarit ose të gjitha më sipër, ekzistojnë shumë mënyra për të vlerësuar dhe frymëzuar ekipin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat