Koha në të cilën zgjohemi natën zbulon cila pjesë e trupit është më e dobët

Life style

Koha në të cilën zgjohemi natën zbulon cila pjesë e trupit është më e dobët

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Nëse zgjoheni pothuajse natën në kohë të njëjtë ose nuk mund të flini, zbuloni shkakun e vërtetë dhe mësoni se çfarë sinjali po iu dërgon trupi juaj.

Nëse zgjoheni mes orës 23 dhe orës një pas mesnate

Zgjimi në këtë kohë do të thotë që hani ushqim tepër të rëndë dhe tepër të yndyrshëm dhe se është koha që të ndryshoni shprehitë e ushqimit.

Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë mund të thotë edhe që në vete i mbani emocionet negative si p.sh. hidhërimi, zemërimi dhe gjykimi i vetvetes dhe/ose i të tjerëve.

Nëse zgjoheni mes orës 1 dhe orës 3 pas mesnate

Trupi ju tërheq vërejtjen që të ndryshoni ushqimin dhe të zvogëloni pirjen e alkoolit.

Nëse zgjoheni mes orës 3 dhe 5 para mëngjesi

Nëse zgjoheni midis orës 3 dhe 5, kjo mund të jetë shenjë që mushkëritë janë tepër të ngarkuara me ajër të ndotur apo me zakonet si p.sh. pirja e duhanit, por edhe me ushqimin e rëndë. Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë është i lidhur me ndjenjat si p.sh. të pikëllimit dhe keqardhjes.

Nëse zgjoheni mes orës 5 dhe 7

Zgjimi në këtë kohë mund të thotë që trupi ju është i dehidruar dhe i mungon uji, por edhe ndjenja e padurimit, ndjenja e të qenit i paplotësuar dhe ndjenja e pasigurisë. Gjithashtu, kjo mund të thotë që në jetë ju mungojnë ndryshimet, lëvizjet dhe kujdesi për veten

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat