10 gjërat që çdo person duhet t’i provojë përpara se të mbushë 35 vjeç

Life style

10 gjërat që çdo person duhet t’i provojë përpara se të mbushë 35 vjeç

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:00
Foto Ilustrim

Ekspertët thonë se gjërat e mëposhtme duhet t’i bëni para se t’i mbushni 35 vjet në mënyrë që ta keni një jetë sa më interesante.

Jetoni jashtë shtetit të vendlindjes
Jetoni diku jashtë, qoftë edhe për një periudhë të shkurtë kohore, sepse është një përvojë që sinqerisht jua ndryshon jetën. Jetoni në një qytet apo lagje modeste dhe do të ndryshoni në mënyrë fundamentale.

Bëni ngjitje në shkëmbinj
Ngjitja në shkëmbinj është shumë argëtuese. Kur ta provon, do të kaloni tejet të mirë.

Bëni hiking
Njësoj sikurse me ngjitjen në shkëmbinj, hiking-u është përvojë e mahnitshme. Ajri i pastër, malet e paprekura, peizazhi mbresëlënës dhe uji freskues janë përvojë argëtuese, qetësuese, madje edhe shpirtërore.

Mbani kafshë shtëpiake
Mund t’ju duket si gjë bazike që e kanë përjetuar thuajse të gjithë njerëzit, por faktikisht ka shumë njerëz që nuk kanë mbajtur asnjëherë kafshë shtëpiake.

Vizitoni top 3 vendet e preferuara
Cilat janë top tri vendet që dëshironi t’i vizitoni? Japonia? Italia? Franca? Ndoshta gjithmonë keni dëshiruar ta vizitoni Londrën apo Hong Kong-un? Bëjeni sa më shpejt që mundeni sepse udhëtimi është një përvojë jetë-ndryshuese.

Mësoni një gjuhë të dytë
Mësimi i një gjuhe të re ju hap dyert në një pjesë të re të botës.

Lexoni 100 libra
Leximi i herëpashershëm i librave është gjë e mirë, por nëse përkushtoheni të lexoni dhe mësoni vazhdimisht, atëherë ju do të ndryshoni shumë për të mirë dhe do të fitoni njohuri të mahnitshme.

Bëni zhytje
Thellësia e ujit mund ta frikësojë pothuajse çdo njeri, por edhe do të mahniteni nga diversiteti dhe bukuria e jetës nënujore.

Bini në dashuri
Mund t’ju duket e kotë, por është thuajse e pamundur t’i mbushni 35 vjet pa e provuar ndjenjën e rënies në dashuri.

Merrni një vendim të rrezikshëm
Disa gjëra në këtë listë janë të vogla dhe të lehta për t’u arritur. Sidoqoftë, disa kërkojnë planifikime dhe kursime, e madje edhe pak rrezik. Nëse i keni mbushur 35 vjet dhe nuk keni marr asnjëherë ndonjë vendim të rrezikshëm, ju nuk keni jetuar në të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat