Ekspertët thonë se adoleshentët do të bëhen më të pasjellshëm si shkak i pandemisë

Life style

Ekspertët thonë se adoleshentët do të bëhen më të pasjellshëm si shkak i pandemisë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:01
Foto Ilustrim

Për të gjithë prindërit që janë duke shkulur flokët e veta, nuk jeni vetëm!

Prindërit nuk kanë vetëm stresin gjeneral që ka ardhur me pandeminë e koronavirus, por ata gjithashtu kanë vështirësi të përmbushin nevojat e shumta të fëmijëve.

Me shkollat e mbyllura është bërë shumë e vështirë për prindërit të mbajnë fëmijët e tyre në gjendje të mirë psikike, kur ata shumicën e kohës e kalojnë të mbyllur.

Një problem tjetër se duket të mos jetë duke u diskutuar mjaftueshëm është se çfarë janë duke përjetuar adoleshentët.

A e keni vënë re se adoleshentët janë bërë me qejf më të keq, të mbyllur në vete dhe irritohen shumë shpejt?

Motivimi i tyre është zbehur? Kalojnë kohë jashtë sa më shumë që munden? Tregojnë mungesë respekti?

Epo këto mund të mos jenë ndryshimet e disponimit tipike që kanë adoleshentët.

Dr Becky Spelman, një psikologe klinike, ka treguar se shumica e adoleshentëve janë në fakt janë duke u regresuar gjatë pandemisë. Pra, ata po kthehen mbrapsht në udhëtimin e tyre të pjekurisë duke bërë sjellje të këqija që kanë bërë kur ishin më të vegjël.

Kjo kohë stresuese po i shtynë adoleshentët të kthejnë zakone që më parë i kanë kaluar me moshën.

Kjo ndodhë pasi që në nënvetëdijen e tyre, ata janë duke u kthyer në gjendjen që kishin kur ishin fëmijë dhe iu thuhej që nuk mund të bëjnë shumë gjëra.

Mendja e tyre në formë të pavetëdijshme është duke ngjallur ato kujtime, gjë që shkakton agresion dhe sjellje të pakëndshme.

Kjo periudhë është bërë e vështirë për prindërit që kanë adoleshent, sepse edhe nëse ata kanë pasur një adoleshent shumë të sjellshëm, tani janë duke hasur në probleme.

Prandaj komunikimi është shumë i rëndësishëm në këtë kohë, sepse edhe ata janë në situatë që nuk e kuptojnë as veten, dhe kanë nevojë për prindërit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat