Pesë zakone që i bëjnë të tjerët t’ju besojnë

Life style

Pesë zakone që i bëjnë të tjerët t’ju besojnë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Shtimi i këtyre zakoneve, të vërtetuara nga shkenca, në jetën e përditshme, do ju bëjë të siguroni besimin e kolegëve, miqve, madje edhe të huajve

Ju tregoni ndjeshmëri përmes kërkimit të faljeve

Të kërkosh falje për diçka që nuk mund ta kontrollosh mund të jetë e palogjikshme, por mund të dukeni më të besueshëm. Studiuesit e Harvardit i kërkuan një të riu t’u afrohej 65 të panjohurve në një stacion treni të madh, në ditët me shi, dhe t’u kërkonte hua një telefon celular.

Gjysmën e kohës ai filloi me teprim me kërkesë falje: “Më vjen keq për shiun!” Para se të pyeste, “A mund të marr hua telefonin tuaj celular?” Vetëm 9 për qind e atyre që nuk e dëgjuan faljen, ia dhanë telefonin. Në krahasim, 47 për qind e atyre që e dëgjuan, ia dhanë.

Studiuesit thonë se duke ofruar një apologji të fryrë, ju shfaqni ndjeshmëri dhe merak për dëgjuesin, gjë e cila rrit besimin e dëgjuesve tek folësi.

Pasqyroni gjuhën e tyre të trupit

A je kameleon kur flet me dikë? Mund të shpërblehesh. Një studim zbuloi se kur studentëve të MBA iu kërkua që të pasqyronin një partner në një ushtrim negocimi – për shembull, duke mbështetur bërrylin në tavolinë nëse edhe individi tjetër bënte – të dy arritën në një marrëveshje, në 67 përqind të kohës.

(Partnerët nuk e dinin se po imitoheshin.) Studentëve që iu tha të mos e pasqyronin, arritën marrëveshje vetëm në 12.5 për qind të kohës. Studiuesit ia atribuojnë sukseset e negociatave besimit ndërpersonal, dhe thonë se mimika mund të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ose të ndihmojë ndërmjetësit për të qenë më efektivë.

Nuk keni frikë të sikletoseni pak

Pak skuqje mund të sjellë dobi. Në një studim të Universitetit të Kalifornisë, Berkli, studiuesit u treguan pjesëmarrësve një video të një personi që i thuhej se kish marrë rezultat të përsosur në testim.

Disa panë që ai u përgjigj i sikletosur, të tjerë panë që u përgjigj me krenari. Kur më pas luajtën lojëra për të matur besimin e tyre ndaj tij, ata që e kishin parë të reagonte i sikletosur, e besonin më shumë.

Studimi tregon se sikletosja tregon që personi ka prirje të jetë më pro-social, gjë që bën që të tjerët të duan të kenë më shumë të bëjnë me të.

Keni një aromë mikpritëse

Keni një aromatizues lavandule në shtëpi? Kjo mund t’ju bëjë të ngjani më të besueshëm. Në një studim të ri holandez, 90 të rritur u ndanë në tre grupe për të luajtur Lojën e Besimit, një test standart i besimit ndërpersonal. (Lojtarët marrin një shumë parash dhe duhet të vendosin, nëse t’i mbajnë apo t’i transferojnë tek dikush tjetër.

Kur pjesëmarrësit i transferojnë, fitimi trefishohet, por i besuari vendos që t’i ndajë apo jo paratë me atë që i ka besuar – një risk që kërkon besim). Gjatë studimit, një grup nuk u ekspozua ndaj asnjë arome, i dyti ndaj mentes dhe i tjetri lavandulës. Grupi i tretë ishte shumë më i prirur të besonte paratë dikujt tjetër, se sa grupet e tjera.

Studiuesit thonë se nervi oflaktor, që ndikon në nuhatjen, është i lidhur me pjesën e trurit që kontrollon se si u besojmë të tjerëve, dhe se lavandula ka një efekt qetësues, ndërkohë që mentja është stimuluese.

Keni miq të përbashkët

Nëse jeni të prirur për t’u bërë miq me miqtë e të tjerëve, ata kanë më shumë gjasa të besojnë tek ju. Bëhet fjalë për atë që quhet mbyllja triadike, që është koncepti se dy individë kanë më shumë gjasë të jenë të afërt kur kanë një mik të përbashkët.

Kur studentët e University of British Columbia krijuan një program që në mënyrë të rastësishme “miqësonte” individët në Facebook, ata patën sukses më të madh – një shenjë e besimit të rritur – pasi numri i miqve të përbashkët me të huajt u rrit.

Rreth 80 për qind e njerëzve pranuan kërkesat e miqve kur kishte 11 ose më shumë miq të përbashkët, por vetëm 20 për qind e njerëzve pranuan kërkesat kur nuk kishte miq të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat