Përse leximi është gjëja më inteligjente që mund të bëni

Life style

Përse leximi është gjëja më inteligjente që mund të bëni

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Ne të gjithë e kemi të ngulitur brenda nesh, që nga dita kur lindim: E vetmja mënyrë për t’u bërë më të zgjuar, pavarësisht nga ajo që studiojmë ose ku ndodhemi, është të lexojmë. Megjithatë, ajo që shumë pak njerëz na e tregojnë, është pse leximi luan një rol të tillë integral në zhvillimin e inteligjencës, zgjidhjes së problemeve dhe aftësive analitike, si dhe aftësisë tonë për të kuptuar të tjerët.

Pse, pra, është ky hobi – ai që bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u ruajtur sa më shumë që rritemi – aq vendimtar për të ruajtur funksionimin tonë të trurit dhe për të përmirësuar inteligjencën tonë të përgjithshme?

E pra, si fillim, fëmijët që janë të ekspozuar ndaj librave që në moshë të re, janë natyrshëm të detyruar të përfshijnë një fjalor më të madh pune, në gjuhën e tyre të përditshme. Duke qenë të ekspozuar ndaj një game të gjerë fjalësh, sidomos në vitet themeltare të zhvillimit, fëmijët inkurajohen të mësojnë gjëra të reja në mënyrë të etur – duke zhvilluar një kureshtje që në fund të fundit, përcakton se si njerëzit i qasen të gjitha llojeve të të mësuarit, më vonë në jetë.

Përveç kësaj, leximi rrit aftësinë tonë për të kuptuar koncepte të reja – si kur hasim një skenar, vendndodhje apo njerëz që nuk i kemi ndeshur ende – dhe aftësinë tonë për të përfshirë këto ide të reja, në jetën tonë të përditshme.

Tregimet gjithashtu ndihmojnë shumë në përcaktimin e aftësive tona për të kuptuar, për të nxjerrë përfundime dhe për të analizuar një situatë. Për shembull, duke parashikuar një tregim – si përpjekja për të gjetur se kush është kryerësi i një krimi në një histori me vrasje – ne praktikisht vëmë në zbatim aftësinë e zgjidhjes së problemeve dhe të kuptimit të leximit, të cilat shpesh vlerësohen si masë e inteligjencës së përgjithshme në teste të standardizuara.

Leximi që në moshë të hershme pra, duket një mënyrë e kollajtë për të rritur inteligjencën. POr edhe leximi në një moshë të mëvonshme është shumë i rëndësishëm për stimulimin mendor. Në fakt disa studime kanë vërtetuar se leximi mund të shtyjë sëmundjen e Alzheimerit apo të ngadalësojë procesin e humbjes së kujtesës.

Kështu që, nëse jeni në kërkim të një mënyre për të qenë më inteligjentë, filloni të rrethoheni me libra. Sa më shumë lexoni, aq më shumë dini! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat