Gjyshet paskan pasur të drejtë/ Ja bestytnitë e vërteta rreth shtatzënisë

Life style

Gjyshet paskan pasur të drejtë/ Ja bestytnitë e vërteta rreth shtatzënisë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Kur mami thotë ‘është çun’ nuk ja fut dhe aq kot.

Që nga dita kur vajzat mësojnë se janë shtatzënë, fillojnë legjendat nga më të ndryshmet, të cilat dashur pa dashur edhe i kemi marrë parasysh.  Kur ankthi, pasiguria dhe rruga drejt një eksperience bëhen bashkë, shtoji kësaj edhe mungesën e infromacionit, mitet e shtatzënisë na duken herë-herë si bekim.

Të gjithë e kemi një anëtar në fis, i cili sapo sheh barkun e rrumbullakosur (që pothuajse nuk duket), na gjen gjininë e bebit.  Dhe jo, hëna e plotë nuk ka lidhje fare me kohën tuaj të lidhjes.

Por ja që shkenca na tregoi se jo të gjithë bestytnitë e gjysheve tona nuk qëndrojnë. Jo vetëm kaq, por disa prej tyre madje, duhet t’i marrim seriozisht në konsideratë.

Çunat janë shumë të mundimshëm.

As vetë studiuesit nuk janë të qartë pse kjo është kaq e vërtetë. Por sipas statistikave të bëra, rezulton se nënave ju duhet më shumë se 6 orë për të lindur një dalë, ndërkohë ato që prisnin vajza, shumë herë më pak.

Nëse doni të keni një vajzë, qëndroni larg bananeve.

Të gjithë e kemi dëgjuar këtë të paktën një herë. Të hash banane në fillim të shtatzënisë rrit shanset që bebushi të jetë djalë. Kjo lidhet me kaliumin që përmbajnë bananet e cila ndikon shumë tek djemtë. Pra me pak fjalë, nëse e keni ndarë mendjen me çdo kusht që fëmija  juaj të jetë vajzë, harrojini bananet për pak kohë.

Urthi  tregon se do të lindni një bebe me flokë.

Kjo është kaq e vërtetë. Nëse gjatë shtatzënisë keni djegie të tmerrshme të stomakut, të gjithë fajin e ka bebi juaj. E ka ndarë mendjen të lindë me flokë, me shumë flokë. Në fakt, urthi nuk është rezultat i drejtpërdrejtë i flokëve, por i  hormoneve të shtatzënisë. Janë ato të cilat ndikojnë si tek dhimbja e sikletshme e stomakut ashtu dhe tek flokët e foshnjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat