Receta për shkëlqyesin natyral të buzëve

Life style

Receta për shkëlqyesin natyral të buzëve

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:57
Foto Ilustrim

Nëse jeni adhuruese e shkëlqyesit të buzëve, mirëpo nuk dëshironi t'i torturoni buzët tuaja me kemikale, që gjenden në masë të madhe në shumicën e shkëlqyesve të buzëve, atëherë mund ta provoni shkëlqyesin natyral, që është shumë i efektshëm dhe i shëndetshëm .

Merrni nga dy lugë çaji mjaltë, vaj bajamesh dhe vaj të vitaminës E. Merrni edhe tri lugë çaji dredhëza të shtypura, duke u siguruar që farat janë hequr nga dredhëzat.

Pastaj, përzieni mirë të gjithë këta përbërës, derisa të krijohet një pastë e trashë. Përzierjen e fituar e vendoseni në një kavanoz qelqi dhe futeni në frigorifer. Aplikojeni shkëlqyesin dy deri në tri herë në ditë dhe e mira është që shkëlqyesin mund ta ruani dhe ta përdorni deri në një javë.

Ky shkëlqyes i buzëve nuk përmban prezervativë dhe kemikale, andaj nuk është i dëmshëm për buzët tuaja. Të gjithë përbërësit ju ndihmojnë në zbutjen e buzëve tuaja, andaj përdoreni sa më shumë, sidomos gjatë sezonit të ftohtë të dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat