Femra kujdes! Tangat mund të jenë të rrezikshme

Life style

Femra kujdes! Tangat mund të jenë të rrezikshme

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:43
Foto Ilustrim

Shumë femra veshin tanga sepse e urrejnë ta shohin se si skajet e mbathjeve të tyre vizatohen në pantallona apo kostume, dhe edhe pse janë të mira për pamje, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për shëndetin. Mjekët kanë zbuluar nëse ato duhet veshur fare, si dhe çfarë rreziqe bartin në vete.

Çdo femër preferon një lloj të caktuar të mbathjeve, dhe ato që i preferojnë më së shumti tangat, dhe i veshin ato shpesh, do të duhej që të paktën pak të shqetësohen për shëndetin e tyre. Mjekët pohojnë se ato shpesh bartin rreziqe shëndetësore, sipas Huffington Post.

Tangat nuk janë as për së afërmi zgjedhja më e shëndetshme

Tangat janë seksi mbathje të cilat shumicës së pjesëtareve të gjinisë më të bukur u pëlqen shpesh t’i veshin, por është dëshmuar se ato nuk janë gjithmonë zgjidhja më e rehatshme, dhe as më e shëndetshme. Mjekët dr. Shieva Ghofrany dhe dr. Jill M. Rabin zbuluan se si në fakt mbathjet e tilla ndikojnë në shëndetin e grave. Është e rëndësishme të theksohet se ato nuk janë domosdo të këqija për ju, përveç nëse jeni të prirur ndaj infeksioneve dhe inflamacioneve.

“Nëse një person është i shëndetshëm, nuk ka ndonjë rrezik, por në qoftë se keni predispozita për t’u prekur nga infeksionet (qoftë urinare apo vagjinale), do ta keni më të vështirë të shëroheni nga ato në qoftë se vishni tanga”, shpjegoi Ghofrany.

Veshin vetëm të pambukta

Jo të gjitha tangat janë të njëjta, prandaj me disa lloje rrezikoni më shumë se me të tjerat. Ato që janë prodhuar nga dantella apo materiale të tjera të ngjashme, të cilat "nuk marrin frymë", më lehtë çojnë në infeksione dhe probleme të tjera shëndetësore. Çdo femër duhet të veshë vetëm të brendshme nga pambuku, pohojnë mjekët. Edhe në qoftë se pjesa e poshtme e mbathjeve është prej pambukut, dhe pjesa tjetër nuk është, nuk jeni mjaft të sigurt nga rreziqet shëndetësore.

“Në fakt, kur vishni tanga të cilat janë plotësisht nga pambuku, gjithashtu e sillni veten në rrezik, sepse organi juaj seksual dhe zona rreth tij janë më të ekspozuara ndaj ndikimit të jashtëm se sa kur jeni të veshur me mbathje të zakonshme”, shpjegoi dr. Ghofrany.

Është edhe më e rrezikshme nëse merret në konsideratë se mbathjet moderne të cilat i veshin femrat bëhen shpesh nga elastina, stilastiku dhe shpesh janë shumë të ngushta, për ç’arsye lëkura është më e lagësht. Përveç kësaj, pjesa e hollë e tangave është e prirur të lëvizë, duke shkaktuar lëvizjen e baktereve nga njëra anë në tjetrën.

Irritimet dhe infeksionet, problemet më të zakonshme

Problemet më të zakonshme – irritimet dhe infeksionet, ndodhin kur balanca e mjedisit vaginal dhe lagështia çrregullohen, ndërsa tangat vetëm sa e përshpejtojnë zhvillimin e baktereve dhe infeksioneve. Irritimi i jashtëm është gjithashtu një problem i zakonshëm, gjë që mjekët e shohin te pacientët e tyre, të cilët kanë tendencë të kenë edhe gërvishtje të vogla rreth tangave.

Duhet t’i bartni me kujdes

Edhe pse do të ishte më mirë nëse tangat i hiqni nga përdorimi krejtësisht, nëse këtë nuk e dëshironi, të paktën sigurohuni që të mos i përdorni në kohën e menstruacioneve, sepse atëherë rreziku i problemeve shëndetësore është më i madh. Secila grua është e ndjeshme gjatë menstruacioneve, dhe kështu ndodh edhe me infeksionet. Ndoshta ju kemi frikësuar me paralajmërime të frikshme, por mos u shqetësoni shumë. Nëse nuk mundeni pa to, vishni lirisht tangat, por bëni shumë kujdes se cilat materiale i zgjidhni, kur i vishni dhe ruani higjienën në zonat që ato i mbulojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat