Cila është mosha kur femrat kënaqen në seks

Life style

Cila është mosha kur femrat kënaqen në seks

Nga: D.B. Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
Foto Ilustrim

Kur është në pyetje kënaqësia gjatë marrëdhënieve seksuale, shkencëtarët thonë se vitet e 30-ta janë mosha kur femrat e arrijnë kulminacionin seksual, gjegjësisht kjo ndodh prej moshës 35 deri në moshën 44 vjeçare. Rezultatet e hulumtimeve të mëhershme tregonin se femrat e arrijnë kulminacionin e kënaqësisë seksuale në moshën 28 vjeçare, ndërsa meshkujt në moshën 31 vjeçare, por rezultatet e reja e hedhin poshtë këtë, duke zbuluar se femrat e arrijnë atë 7 vite më vonë. Sipas hulumtimit, një e treta e femrave në këtë moshë (35-44) kënaqen gjatë marrëdhënieve seksuale dy deri në tre herë në javë, ndërsa një e pesta e tyre-katër deri në gjashtë herë në javë. Më shumë se një e katërta e femrave të asaj moshe kanë deklaruar se janë absolutisht të kënaqura nga jeta e tyre seksuale.

Ja se sa kënaqen femrat gjatë seksit:

Më pak se një herë në muaj – 7%

Një herë në muaj – 4%

Një herë në dy javë – 4%

Një herë në javë – 11%

Dy deri në tre herë gjatë dy javëve – 11%

Dy deri në tre herë në javë – 35%

Katër deri në gjashtë herë në javë – 21%

Shtatë ose më shumë herë në javë – 7%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat