10 shenja që tregojnë se ajo është një magjistare

Life style

10 shenja që tregojnë se ajo është një magjistare

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 07:00
Ilustrim

Kur vjen Halloween, ne i quajmë “shtriga”. Në kohë të tjera të vitit, ne përdorim një fjalë tjetër. Por ankthet tona për gratë e “fuqishme” nuk kanë ndryshuar shumë që nga fundi i shekullit të 17-të.

Katherine Howe ka shkruar disa romane të njohura mbi magjinë,  përfshirë “The Physics Book of Deliverance Dane”. Si ligjëruese në Studimet Amerikane në Universitetin Cornell, ajo gjithashtu ka një njohuri të thella në kulturën e magjisë.  Antologjia e saj e re, “Libri i magjisë së shtrigave”, ofron një përzgjedhje interesante të ngjarjeve historike që lidhen me magjitë.

Washington Post ka formuluar një test që përfshin vlerësimet nga 1 deri në 10 dhe që tregon nëse dikush është një magjistare.

Pse gjithmonë dyshohet tek gratë?

Gratë, janë më të ndjeshme ndaj tundimeve në mëkate. Djalli mund t’i joshë ato më lehtë të bëhen pjesë e të këqijave të tij.

A ka ajo kafshë shtëpiake?

Kur ajo vendosë të bashkëpunojë me djallin, ky i fundit e mbushë me frymën e tij. Kështu kjo grua e ligë përdorë edhe kafshët për magji dhe për të arritur synimet e saj

3. A është ajo irrituese?

Ajo gjithmonë kërkon diçka, ose vjen nga kur është e padëshiruar. Disa njerëz thjesht nuk mund ta kuptojnë këtë. Kur ju jeni në momentet më të rehatshme ajo do të trokasë në derë, për të kërkuar diçka.

 4. A ju duket kjo grua e çuditshme fëmijëve tuaj?

Kjo grua ju kushton shumë  vëmendje fëmijëve tuaj. Ajo shpesh ju ofron fëmijëve tuaj diçka për të ngrënë, me qëllim që ti ofrojë ata. Shpesh ajo këmbëngul me çdo kusht që fëmijët ti bëjë për vete.

5.A është ajo me moshë mesatare?

Kjo grua duhet të jetë në moshë mesatare. As nuk është e re por as e vjetër. Gratë në moshën e mesme janë në rrezik dhe nuk i rezistojnë  tundimit ndaj magjisë. Ajo është diku midis 40 dhe 60 vjeç. Nëse ajo është e vetme dhe bën një stil të çuditshëm jete, ju duhet të dyshoni në të.

A zemërohet shpejtë ajo?

A ndryshon shpejtë ajo, a bëhet agresive në cdo moment. A e ka sulmuar dikë pa ndonjë arsye të fortë? A e keni dëgjuar duke bërtitur shpesh? Zemërimi i papërshtatshëm është një shenjë paralajmëruese.

A i ka lënë ritet fetare?

Ajo mund të përpiqet të ofrojë justifikime. Vishet me rroba të leckosura. Ajo s’mund të jetë më pjesë e riteve fetare sepse është lidhur me djallin dhe është dhënë pas magjisë. Magjia e bën atë të dukët e lodhur, fytyrë të zbehtë dhe të frikshme.

A ju ka kërcënuar juve?

A ju bezdisë ajo shumë, shpesh vjen dhe kërkon gjëra? A largohet nga shtëpia juaj duke pëshpëritur? A ju ka ofenduar kur nuk keni arritur ti japni çdo gjë që ka kërkuar? Edhe kjo është një shenjë që ajo grua po bashkëpunon me djallin dhe dëshiron t’ju bëjë keq edhe juve.

A keni parë hijen e saj në shtëpinë tuaj natën?

Disa njerëz mendojnë se djalli mund të marrë formën e secilit, pavarësisht nëse behët fjalë për shtriga apo jo. Pra, është e mundur, në teori, se hija që pat e ardhur tek dritarja ishte djalli që pretendonte të ishte e saj. A është e mundshme?  Por a lejon Perëndia që djalli të marrë formën e një të pafajshmi? Nuk e besojmë, prandaj me gjasë ka qenë hija e shtrigës që sillet rreth jush.

A ju është “rrëfyer”?

Ndoshta ju duhet ta pyesni atë. A i keni kërkuar tua dëshmoj që ajo nuk është një magjistare? A I keni besuar. Bëni kujdes në raste të tille sepse këto gra të liga dinë t’ju mashtrojnë sepse janë në aleancë me djallin.

Rezultatet:

Numëroni numrin e përgjigjeve “Po”:

0-2: Ju jeni ndoshta të sigurt për këtë.

3-5: Mbani larg fëmijët dhe kafshët tuaja nga ajo.

6-8: Rrini edhe ju larg saj.

9-10: Mos e lini të hyjë në shtëpinë tuaj, shkëpusni kontaktet me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat