A e keni ditur se lëkura përreth syve nuk përmban gjëndra yndyrore?

Life style

A e keni ditur se lëkura përreth syve nuk përmban gjëndra yndyrore?

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:40
Foto Ilustrim

Rrudhat përreth syve është vështirë të mposhten, sepse lëkura në atë pjesë të fytyrës është shumë delikate. Sajti "Green chi cafe" ju këshillon t'i mposhtni në mënyrë natyrale.

Edhe pse tingëllon krejt e pabesueshme, pasi që kremrat për rrudhat përreth syve janë shumë të shtrenjta, ne edhe më tutje theksojmë se natyra ka zgjidhje për gjithçka. A e keni ditur se lëkura përreth syve nuk përmban gjëndra yndyrore? Pikërisht për këtë arsye është shumë e prirë për t'u dehidruar dhe e prirë për rrudha, sidomos në moshë.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM PËR KREMIN KUNDËR RRUDHAVE:

¼ e gotës vaj avokado, vaj susami apo vaj të thelpinjve të kajsisë, ¼ e gotës xhel aloe vera. I përzieni përbërësit derisa nuk fitoni një masë të butë, e vendosni në kavanoz dhe me ndihmën e gishtërinjve e vëni çdo mbrëmje para gjumit. Një krem si ky mund të qëndrojë në frigorifer edhe deri në tre muaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat