Disa këshilla të thjeshta por shumë të vlefshme në ditët e fundit të një viti të vështirë!

Life style

Disa këshilla të thjeshta por shumë të vlefshme në ditët e fundit të një viti të vështirë!

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 09:20
Ilustrim

1-Mos uroni askënd me gif-e, pemë, ushqime, lule, në rrjete sociale, e as në telefon, por përdorni fjalën, atë fjalë ose fjali të thjeshtë që të del nga memoria jote dhe shpirti yt, jo të gatshme nga interneti, fjala qoftë dhe shumë e shkurtër jep emocion, dhe u tregon miqve ose të afërmve se ke shpenzuar për ata 30 sekonda kohë e vëmendje. Kjo i gëzon më tepër, ju siguroj!

2-Dhuroi diçka një të varfëri, ose të pamunduri fizikisht, gjeje kohën, mos mbush shtëpinë tënde me ushqime të tepërta, ndaj ato sepse ky është veprimi më pozitiv që mund të bësh këtë fundvit, zgjidh hallin e një personi se kjo të mbush shpirtin edhe ty!

3-Ndaj dhurata brenda rrethit tënd të ngushtë, të thjeshta por me dedikim, një bllok me stilolaps, një libër, një kornizë për një foto, një pikturë që mbetet sepse kanë më tepër vlerë se asgjë në këtë vit të vështirë!

4- Mos harro nëse je jashtë vendit tënd të kujtosh prindërit me një shumë që të kalojnë festat sepse pensioni nuk mjafton asnjëherë, shto këtë vit edhe vitaminat, medikamentet, antibiotikët që ishin të domosdoshëm për shkak të pandemisë e cila jo pak e ka vështirësuar jetën e tyre?

5-Dhuro dashuri, fjala e mirë e shkruar në një kartolinë ose e thënë bukur në formën tënde nuk kushton asgjë, por lumturon shumë….

Gëzuar…. Shëndet e qetësi për 2021!

Ëndërro dhe shpreso vazhdimisht, kjo e bën jetën tuaj më interesante!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat