Disa pyetje që na ndihmojnë

Life style

Disa pyetje që na ndihmojnë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Nëse pyet dikë se çfarë është përkufizimi i lumturisë, përgjigjja ka të ngjarë të ndryshojë nga personi që ai/ajo ka në krah.

Njeriu ynë më i afërt është ai që na ndikon më shumë gjendjen tonë të përgjithshme emocionale.

Nuk ka formulë për lumturinë.

Dhe nuk ka lumturi të përhershme, por çaste të lumtura, po.

Këto 12 pyetje do të hedhin dritë mbi atë që nevojitet më shumë apo më pak në jetë.

Mos harro të mbash shënim përgjigjet:

– Nëse do të kishe një orë plus në ditë, çfarë do të doje të bëje?

– Cilat ndryshime të vogla mund të të ndihmojnë për të pasur një ditë më të bukur?

– Çfarë mund të bësh në mëngjes për të nisur një ditë të shëndetshme?

– Cilat janë kënaqësitë e vogla që të argëtojnë më shumë?

– Cila është pjesa jote e preferuar e ditës?

– Çfarë të gëzon më shumë gjatë ditës?

– Çfarë të mërzit më shumë?

– Nëse paratë nuk do të ishin qëllim, cila do të ishte puna e ëndrrave?

– Çfarë të bën gjithmonë të qeshësh?

– Çfarë të streson më shumë?

– Çfarë të inkurajon më shumë në jetë?

– Kur ka qenë hera e fundit që e ke ndier veten të lumtur?

Tani, duke kontrolluar përgjigjet, ktheji ato në objektiv: bëj çdo ditë e më shumë për të arritur atë që të bën të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat