Ja shenjat treguese të fundit të një mardhënieje!

Life style

Ja shenjat treguese të fundit të një mardhënieje!

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Keni ngecur në një lidhje disa vjeçare duke u grindur çdo ditë? Të marrësh vendimin që ti japësh fund një marrdhënieje është gjithnjë e vështirë dhe duhet patjetër ndihmë profesionale për ta tejkaluar sa më shpejt dhe lehtë këtë situatë.
Nga pikëpamjet e ndryshme e deri te grindjet e vazhdueshme, terapistja e njohur Prudence Henschke zbulon disa nga shenjat që sugjerojnë se ka ardhur koha për të konsideruar një divorc.

Irritimet sa vijnë dhe bëhen më intensive

Në fillimet e lidhjes ose siç quhet muajit të mjaltit partneri nuk gabon asnjëherë. Gjithsesi pas disa vitesh gjërat kanë filluar të ndyshojnë dhe të bëhen më të mërzitshme, gjërat që dikur i adhuroje te partneri tani të irritojnë. Në këtë fazë duhet një vendim nëse do të ndaheni, apo do të vazhdoni sëbashku. “Nëse mendoni që të vazhdoni sëbashku atëherë duhet të punoni fort për këtë. Duhet të dalloni rolin tuaj dhe të partnerit në lidhjen tuaj, gjithashtu se pse marrdhënia juaj ka arritur në këtë pikë”, thotë Henschke.

Përplasja e pikëpamjeve mbi nevojat e panegociueshme

Sipas ekspertes, ndodh shumë rallë që çiftet të ulen dhe të bisedojnë mbi tema të tilla si puna, paratë, fëmijët, prindërimi, feja, politika apo seksi. “Të bisedosh rreth këtyre temave është thelbësore”, thotë Prudence, pasi të mos dish vlerat, nevojat dhe pritshmëritë e tjetrit sjell probleme për më vonë. Një shembull konflikti martesor është edhe kthimi në punë pas lindjes së një fëmije. Një grua mund të supozojë se bashkëshorti i saj do ta mbështesë financiarisht që ajo të rrijë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët ndërsa bashkëshorti mund të supozojë se bashkëshortja e tij do të kthehet në punë pas lejes së lindjes duke e lënë fëmijën në çerdhe.
“Komunikimi efektiv është thelbësor për të patur një lidhje të shëndetshme.

Stresi i vazhdueshëm dëmton bazat e lidhjes

Stresi mund ti japë fund një martese. Këtu përfshijnë stresin e punës, vështirësitë ekonomike, sëmundjet, vdekjen e një personi të dashur, apo përkujdesja për prindërit e moshuar. “Është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë profesionale për të menaxhuar emocionet”, thotë Henschke.

Dështimi për të vlerësuar partnerin

Henschke thotë se në rastin më të mirë dështimi për të vlerësuar partnerin shfaqet si mungesë e fjalëve ndërsa në rastin më të keq rezulton në fjalë negative si kriticizëm, mospërfillje apo kundërshtime. Sipas studimeve mospërfillja është një ndër shkaqet kryesore të divorcit. “Antidoti’ i mospërfilljes është trajtimi i partnerit me respekt dhe në mënyrë të qytetëruar”, thotë terapistja.

Martesa juaj është ‘goditur’ nga mërzia

Marrdhëniet duhet të ushqehen në mënyrë që të mbijetojnë. “Nëse njërit prej partnerëve i mërzitet lidhja, komunikimi i hapur me partnerin tjetër mbi zgjidhjen e kësaj çështjeje është çelësi që marrdhënia të lulëzojë”, thotë Henschke.
“Të dy palët në një marrdhënie duhet të marrin përgjegjësi mbi krijimin e lumturisë së tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat