Gabimi fatal kur pastroni që edhe shumica e bëjnë

Life style

Gabimi fatal kur pastroni që edhe shumica e bëjnë

Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:39
Foto Ilustrim

Duhet qenë të kujdesshëm dhe të pengoni përhapjen e virusit, mirëpo ekzistojnë disa gabime të zakonshme të cilat njerëzit i bëjnë me rastin e pastrimit – si për shembull, përzierjen e mjeteve për pastrim.

Kohë më parë një hulumtim ka treguar që njëri ndër 20 persona e bën pikërisht këtë gabim nga frika e infektimit. Nëse përzieni bashkime të gabueshme, ato mund të jenë potencialisht të rrezikshme dhe fatale.

Pasojat mund të jenë të tmerrshme

Për fillim, disa kimikate reagojnë ndaj njëra-tjetrës në mënyrë të keqe, gjë që mund të keni pasoja të rrezikshme, duke përfshirë edhe atë që ju mund të sëmureni. Për shembull, me përzierjen e zbardhuesit dhe amoniakut do të krijohet ré helmuese, e cila mund të shkaktojë irritim të syve, probleme respiratore dhe dëmtim të organeve, theksojnë ekspertët.

Shembujt e tjerë përfshijnë përdorimin e zbardhuesit me uthull apo lëng limoni. Kurrë mos e bëni këtë!

Kjo përzierje do të krijojë avullim i cili mund të shkaktojë djegie kimike dhe do të sulmojë sistemin e frymëmarrjes, por mund të jetë edhe fatal nëse bëhet në hapësirë ku nuk ka ajër të freskët.

Por mos e bëni këtë as jashtë!

Ndonjëherë pa vetëdije i përzieni kimikatet

Sipas ekspertëve, nuk do të duhej t’i përzieni as zbardhuesin dhe alkoolin; kur do të ndodhë interaksioni i elementeve nga këto dy produkte, toksiciteti vepron sikur kloroformi, nga i cili mund të humbni vetëdijen. Nëse thithni sasi tepër të mëdha, mund t’ju vrasë.

Ndonjëherë ndoshta edhe nuk e vëreni që po i përzieni kimikatet – për shembull, kur pastroni gypat shkarkues të banjës.

Nëse keni qitur produktin për pastrimin e gypave shkarkues të banjës, ndërsa nuk ka pasur sukses, mos e shtoni menjëherë produktin tjetër. Ato produkte do të mund të përzihen në gypa të kanalizimit, të cilat gjithashtu mund të jetë të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat