Arsyeja pse ushtrimet në shtëpi janë njësoj si palestra

Life style

Arsyeja pse ushtrimet në shtëpi janë njësoj si palestra

Më: 10 janar 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

I pyetur në një intervistë, trajneri Roger Frampton shpjegoi thjesht fare thjesht se pse është i rëndësishëm ushtrimi i trupit tuaj dhe se nuk ka asnjë ndryshim nëse ju e bëni këtë në palestër, në shtëpinë tuaj apo në natyrë.

“Mendoj se një nga arsyet kryesore pse njerëzit shkojnë në palestër është aspekti motivues. Mendoj se nuk ka asgjë më shumë në palestër nga ç’mund të keni në shtëpinë tuaj”, tha Frampton.

“Shikoj rreth shtëpisë sime dhe shoh divanin tim, për mua është një lloj sikur po shoh shufrat e paraleleve, më pas shikoj një karrige dhe mendoj se çfarë mund të bëj”, shtoi ai.

Më pas kur shikoj gjithë ato lartësi të ndryshme që gjenden në shtëpi mendoj se si mund t’i shfrytëzoj të gjitha për të arritur rezultatet që më duhen”.

“Ne jemi në gjendje të lëvizim në një numër planesh dhe për aq kohë sa ju keni dhomën tuaj, kuzhinën dhe sallonin si dhe gjithë këto mjete të ndryshme nuk do të keni nevojë të shkoni përsëri në palestër”?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat