Këto janë dy frikët e vetme me të cilat njeriu lind

Life style

Këto janë dy frikët e vetme me të cilat njeriu lind

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:57
Foto Ilustrim

Të gjitha frikët e tjera fitohen me eksperiencë.

Frika nuk është diçka e turpshme si ne e mendojmë. Frika është aftësia e njeriut që të identifikoj rrezikun dhe të mbijetoj.

Frika e ka lejuar njeriun të mbërrij te evoluoj në krijesën inteligjente që është sot, sepse e ka shpëtuar vazhdimisht nga predatorët dhe katastrofat natyrore.

Mirëpo njeriu lind vetëm më dy frika, të gjitha të tjerat do të fitohen me kalimin e kohës gjatë eksperiencave të pakëndshme.

Dy frikët me të cilat njeriu lind janë frika nga të rënit dhe frika nga zhurmat e mëdha.

Në vitin 1960, një studim e vlerësoj perceptimin e foshnjave nga 6 deri në 14 muajsh ndaj frikës. Ata i vendosën foshnjat në një platformë që krijonte imazhin e një shkëmbi prej ku do të binin. Shumica e fëmijëve nuk kaluan në pjesën e xhamit, sepse patën frikë që do të bien.

Gjithashtu edhe zhurmat e mëdha që vijnë pa pritur, aktivizojnë në juve reagimin që të ikni prej saj ose të mbroheni. Ky është refleksi akustik, shkruan lajmi.net. Nëse dëgjoni diçka shumë të zhurmshme pa pritur, thuajse të gjithë do të ulin kokën në mënyrë refleksive.

Ndërsa frikët nga merimangat, gjarpërinjtë, errësira etj, quhen frika natyrale, që fitohen me moshën duke u ndikuar nga ambienti dhe kultura ku jetoni.

Frikët që fitohen zakonisht janë diçka që krijohet nga rrethi, sepse nëse një fëmijë mësohet që në fëmijëri të mos ketë frikë nga diçka, gjasat që ai fëmijë të frikësohet në ardhmen janë shumë më të ulëta.

Në rast të frikës, adrenalina do të rritet, dhe senset tuaja janë shumë më aktive, zemra shpejton rrahjet dhe trupi djersitet.

Ky stimulim ndodhë sepse truri juaj përpiqet të iu sinjalizoj që ju duhet të largoheni, ose të përgatiteni të mbroni veten.

Prandaj frika nuk është diçka patjetër e keqe, por në fakt është diçka pa të cilën ju nuk do të arrini të mbroheni nga jeta e përditshme që është në fakt është shumë më e rrezikshme sesa që e mendoni.

Për shembull, një person ka qindra herë më shumë rrezik që të vdes rrugës duke shkuar në punë, sesa të vdes nga sulmi i një gjarpri ose peshkaqeni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat