Princi William synon t'ia heqë Harryt titullin e princit, pretendon një libër i ri

Bota e Yjeve

Princi William synon t'ia heqë Harryt titullin e princit, pretendon një libër i ri

Nga: Bota sot Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 16:39
Princi William dhe Princi Harry në një ceremoni të përbashkët

Princi William mund t'ia heqë vëllait të tij, Princit Harry, titullin e princit sapo të ulet në fron. Kështu pretendon një libër i ri i autorit Tom Sykes, njohës i familjes mbretërore, pjesë të të cilit i ka sjellë sot Daily Mail.

Sipas librit “Dukes of Hazard”, që pritet të botohet në shkurt nga shtëpia botuese Penguin, trashëgimtari i fronit ka nisur të hartojë një ristrukturim të madh të monarkisë. Ideja kryesore është që titujt mbretërorë dhe trajtimi “Lartësia e Tij/Saj Mbretërore” të funksionojnë si “tituj pune”, pra vetëm për anëtarët që kryejnë detyra zyrtare në emër të Kurorës.

Image
Princi William gjatë vizitës së fundit zyrtare

Nëse plani zbatohet, siç shkruan autori, Harry dhe Meghan, si edhe fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, do t'i humbnin titujt e princit dhe të princeshës. Një mik i Williamit, i cituar në libër, shpjegon se kush nuk është anëtar mbretëror në detyrë nuk do të ketë as trajtim mbretëror, as shtëpi të subvencionuar, as privilegje të veçanta, por do të jetë i lirë të fitojë para si çdo qytetar tjetër.

Image
Princi Harry, Duka i Sussexit

Ndryshimet nuk do ta prekin Princin George, rolin e të cilit si trashëgimtar libri e quan të paprekshëm. Bëhet fjalë për pretendime të një libri, të pakonfirmuara zyrtarisht.

Image
Princi Harry gjatë vizitës në Ukrainë

 

Lajmi vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vëllezërve mbeten të ftohta. Harry, i cili këtë vit u rikthye me familjen në Britani, ishte këtë javë në qendër të lajmeve me një intervistë për The Telegraph nga Lvivi i Ukrainës. Aty ai deklaroi se do të ishte gati t'i rikthehej ushtrisë nëse vendi do ta kishte nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat