A është flirti tradhti kur je në një marrëdhënie? Flasin ekspertët

Life style

A është flirti tradhti kur je në një marrëdhënie? Flasin ekspertët

Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:23
Ilustrim

Të qenit ‘single’ të jep një mundësi për të flirtuar me këdo që ju kap syri, ndryshe nga ç’mund të ndodh kur je në një marrëdhënie. Flirtimi është një art më vete, që shumë njerëz e humbasin kur bëhen pjesë e një lidhjeje. Por a duhet të heqësh dorë nga flirtimi dhe ngacmimet e vogla gjatë kohës që je me dikë? Apo një flirtim i pafajshëm nuk është problem për aq kohë sa nuk kalon kufinjtë?

Para së gjithash, si çdo sjellje në një marrëdhënie, kjo varet nga ajo që ju dhe partneri juaj keni vendosur. Disa partnerë mund të bien dakord që të dy janë në rregull me njëri-tjetrin, edhe duke flirtuar me njerëz të tjerë – ose duke takuar të tjerë, madje dhe duke fjetur me njerëz të tjerë.

“Nëse flirtimi është normal nëse je në një lidhje, është diçka për të cilën vendos çifti.”- shprehet për Bustle, Lia Holmgren, eksperte marrëdhëniesh dhe intimiteti.

Po a quhet një shikim, një gjest, tradhti?

Varet nga qëllimi

Nëse është diçka thjesht momentale, përgjigje ndaj një situate të krijuar, apo si i thonë shprehjes i je qepur me bukë në trastë.

Nuk është teknikisht tradhti, por partneri mund të lëndohet gjithsesi

Duhet pasur kujdes dhe duhen rikujtuar rregullat e marrëdhënies suaj. Nëse partneri është xheloz dhe impulsiv do konsiderojë tradhti edhe mendimin, jo më flirtin.

Për disa çifte, flirti me dikë tjetër mund t`u përmirësojë marrëdhënien

Se të ofron pozitivitet, besim në vete dhe të bën të ndihesh mirë. Kështu këtë e reflekton edhe në lidhjen tënde të cilën e ka kapur rutina.

Jo, nuk është tradhti, por duhet pasur kujdes për të mos thyer besimin e partnerit

Bëji vazhdimisht të qartë partnerit që e do, për të mos pasur asnjë dyshim. As kur gjendet përballë flirtit tënd me dikë tjetër.

Nuk është diçka dhe aq negative, pasi të rikujton se je ende atraktiv

Të rrit vetëbesimin dhe nuk ka më mirë se kaq!

Nuk është zyrtarisht tradhti, edhe pse dinamika është e njëjtë

Shikimi, toni i zërit, mbase një prekje më tepër, dinamika është e njëjtë me tradhtinë, ajo që i ndan është avancimi. Flirti nuk avancon në puthje dhe marrëdhënie intime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat