“Bishti i majmunit”, trendi i ri i modelimit të mjekrës

Life style

“Bishti i majmunit”, trendi i ri i modelimit të mjekrës

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:47
Bishti i majmunit “u shpik” nga bejsbollisti Mike Fiers (Foto: AP)

Meqë pandemia ka mbajtur larg floktorëve miliona persona në të gjithë botën për muaj të tërë, një grup burrash kanë zgjedhur të eksperimentojnë me pamjen e jashtme, saktësisht me modelimin e mjekrës.

Të mërzitur nga mungesa e aktiviteteve ata kanë shpikur një model të ri, të quajtur bishti i majmunit. Fotografitë e rezultateve të çuditshme guximtarët i kanë shpërndarë në rrjetet sociale, duke shkaktuar goxha reagime.

Për herë të parë, ky modelim u bë i famshëm në shtator 2019, kur lojtari i bejsbollit, Mike Fiers, modeloi mjekrën në këtë mënyrë, duke i bërë shokët e skuadrës të qeshnin.

Por dy vite më vonë, modeli duket i rikthyer në modë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat