4 gabimet që po ta thajnë më shumë lëkurën në dimër

Life style

4 gabimet që po ta thajnë më shumë lëkurën në dimër

Më: 18 janar 2021 Në ora: 06:31
Ilustrim

Të gjithë e dimë se lëkura ndryshon me stinët. Dhe tani që dimri është gjithmonë e më i ashpër, lëkura bëhet gjithmonë e më e thatë. Por nëse i di se cilat janë arsyet që po të shkaktojnë tharje të lëkurës, do të tregosh më shumë kujdes. Ja cilat janë gabimet e zakonshme që ta thajnë lëkurën gjatë dimrit.

1. Larja e fytyrës me ujë të nxehtë

Mund të tundohesh nga uji i nxehtë në dush ose edhe kur lan fytyrën, por mjaft. Uji i nxehtë heq nga lëkura yndyrën natyrale dhe e lë atë shumë të thatë. Pastroje lëkurën me ujë të ftohtë ose të ngrohtë në vend të ujit të nxehtë.

2. Përdorimi i pastruesit të gabuar

Shmang çdo lloj sapuni që përmban pH alkaline, sepse mund të irritojnë lëkurën dhe ta pengojnë atë nga hidratimi.

3. Përdorimi i kremit jo të duhur hidratant

Nëse përdor gjatë gjithë vitit të njëjtin hidratant, nuk po i bën lëkurën ndonjë favor. Ekspertët rekomandojnë zgjedhjen e një kremi ??të mirë dhe aplikimin e së paku dy herëve në ditë (mëngjes dhe darkë) për një hidratim sa më të mirë. Sipas dermatologut Joshua Zeichner, hidratanti duhet të përmbajë acid hialuronik, "sepse ndihmon rigjenerimin e qelizave dhe ndihmon lëkurën të hidratohet vetë". Është gjithashtu e këshillueshme që kremi hidratant të përdoret pas çdo larjeje, pasi lëkura e absorbon më mirë.

4. Nuk e mbron lëkurën sa herë del nga shtëpia

Në kundërshtim me atë që besohet gjerësisht, përdorimi i kremit kundër diellit është po aq i rëndësishëm sa në verë, edhe në dimër. Kjo për shkak se, pa marrë parasysh sezonin, lëkura ka nevojë për t’u mbrojtur nga lagështia. Në muajt e ftohtë, nëse del nga shtëpia me fytyrë të pambrojtur, era do të shkaktojë skuqje të tepruar, acarim dhe tharje. Për mbrojtje më të mirë, përdor një krem hidratant që përmban SPF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat