Sipas një studimi të ri burrat që mundohen të kontrollojnë gratë kanë probleme mentale!

Life style

Sipas një studimi të ri burrat që mundohen të kontrollojnë gratë kanë probleme mentale!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:13
Ilustrim

Përveç njerëzve të mirë që ekzistojnë në Botë, ka edhe prej atyre që mundohen të kontrollojnë të tjerët, dhe luajnë lojëra të ndryshme.

Edhe pse këta burra po lëndojnë gratë që janë pjesë e jetës së tyre, shkenca thotë se ata po e lëndojnë vetën edhe më shumë…

Sipas një studimi të ri, burrat që mundohen të kontrollojnë gratë kanë probleme mentale.

Ky studim nga Universiteti i Indianas analizon burrat që përshtaten në normat maskuliste . Ata studiuan burrat që karakterizohen si “playboys” apo lojtarë ndryshe, dhe kanë dëshirë të kontrollojnë gratë.

Për këtë ata anketuan rreth 19,453 mbi temën “11 dimenzionet e normave maskuliste”. Këto dimensione përfshijnë fitoren, kontrollin e emocioneve, marrja e rreziqeve, dhuna, dominimi, lojërat, fuqia mbi gratë etj.

Nga ky studim u  bë e ditur se burrat që mundohen të kenë kontroll mbi gratë kanë shëndet mendor të dobët të cilin ia kanë shkaktuar vetes.

Natyrisht që çdo njeri ka sjelljet e tija të ndryshme. Sidoqoftë shoqëria ka diktuar normat feministe dhe maskuliste. Për shkak të kësaj, shumë burra mendojnë se duhen t’iu përshtaten atyre. Mirëpo kur e bëjnë këtë, ata mund të përballen me probleme të tjera siç është një shëndet i dobët mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat