Çfarë do të thotë për ju aroma e produktit të cilin e zgjidhni?

Life style

Çfarë do të thotë për ju aroma e produktit të cilin e zgjidhni?

Më: 19 janar 2021 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Aroma ka rol të rëndësishëm në humorin tonë

Ne shpesh zgjedhim një aromë, sipas ndjeshmërisë sonë, por a e dini që aroma e produktit të cilin e zgjidhni përshkruan karakterin tuaj

Freskia e oqeanit

Aroma e oqeanit kryesisht zgjidhet nga njerëz të qetë dhe të lumtur. Është karakteristike edhe për adhuruesit e kafshëve, të cilat i trajtojnë si anëtarë të familjeve të tyre.

Limoni

Njerëzit të cilët e pëlqejnë aromën e limonit, janë organizatorë të mirë dhe nuk e durojnë rrëmujën. U pëlqen t’i mbajnë të gjithë dizgjinët në duart e tyre.

Livanda

Aroma e livandës zgjidhet nga njerëzit të cilët janë vazhdimisht nën stres dhe të cilët kanë nevojë për një dozë qetësie.

Aroma e luleve

Nëse jeni adhurues i aromave të luleve, u përkisni kategorive të njerëzve romantikë dhe jeni të njohur për sjellje të kujdesshme ndaj njerëzve jashtë jetës suaj.

Portokalli

Është karakteristikë për njerëzit të cilët janë pozitiv dhe me prirje për të fantazuar. Nga lashtësia është e njohur që aroma e portokallit jep energji dhe vepron në mënyrë qetësuese.

Aroma e malit

Ata të cilët preferojnë këtë aromë të freskët kryesisht janë adhurues të mëdhenj të natyrës dhe mbrojtës të mjedisit njerëzor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat