3 gjëra që një fëmijë i ‘mëson’ që në barkun e nënës

Life style

3 gjëra që një fëmijë i ‘mëson’ që në barkun e nënës

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:48
Foto Ilustrim

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit mësojnë/përjetojnë disa gjëra, edhe para se të lindin.

#1 – Përjetimi i shijeve

Profesori Peter Hepper nga Queen’s University në Belfast, kreu një studim ku nënat e ardhshme hëngrën ose prenë hudhër.

Rezultatet ishin mjaft interesante, pasi fëmijët e lindur nga këto nëna shijuan vaktet me hudhër që në moshën 8-9 vjeçare.

E njëjtja gjë vlen edhe për lëngun e karrotës: Foshnjat 5-6 muajshe, nënat e të cilave e pinë gjatë shtatzënisë, e pëlqyen shumë lëngun e karrotës. Hepper thotë se NDOSHTA është mënyra se si fëmijët i njohin prindërit e tyre: Ata përjetojnë të njëjtën shije si në mitër.

#2 – Dëgjimi i tingujve

Një grup shkencëtarësh nga Finlanda bënë një eksperiment, ku dy grupe grash shtatzëna dëgjonin ninulla përkatësisht çdo ditë dhe asnjë ditë. Rezultoi se fëmijët e grupit të parë reagonin ndaj këngëve, ndërsa fëmijët e grupit tjetër ishin indiferentë.

#3 – Njohja e të folurës së njerëzve

Athena Vouloumanos,  një psikologe nga Universiteti i New York-ut, zbuloi se foshnjat reagojnë ndaj të folurit të të rriturve. Ata janë edhe më “të mprehtë” kur dëgjojnë gjuhën e tyre amtare.

Hulumtimi ndihmoi në vërtetimin e një koncepti të rëndësishëm: Mjedisi i mirë akustik është një domosdoshmëri për foshnjat që janë ende në barkun e nënës dhe sidomos për fëmijët që lindin para kohe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat